Description
Treva e Përmetit ofron bukuri të mrekullueshme natyrore që janë ende të paprekura dhe midis tyre është edhe vargmali Dhëmbel-Nemërçkë që ndan luginën e Vjosës nga lugina e Zagorisë. Shtegu ofron mundësinë e kalimit nga një luginë në tjetrën duke shijuar panoramat e mrekullueshme duke përshkruar një rrugë të lashtë që lidhte banorët e të dyja zonave. Udhëtimi zhvillohet në një shteg të lehtë që kalon midis kullotave, burimeve të ujit dhe zonave të pyllëzuara në kontakt të ngushtë me natyrën.
Ekskursioni është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit që e duan natyrën e paprekur, pjesën rurale dhe trekking.
Paketa:
- pika e takimit në Përmet;
- përgatitja e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme;
- nisja drejt fshatit Leusë;
- mbërritja në fshatin Leusë dhe fillimi i trekking drejt Sheperit;
- dreka me vete;
- mbërritja në Sheper;
- transferimin në bazë të paketës së rënë dakort*
* Paketat janë fleksibël sipas kërkesave të klientëve; është i mundur realizimi i paketave të personalizuara sipas kërkesave dhe shërbime ekstra si p.sh transport ekstra, intinerare trekking, fjetja në tenda, dreka në shtëpi fshati, degustime etj.
** Minimumi 4 persona