Trekking ne shtigjet e Stanit

80.00


    Description

    Treva e Përmetit ofron bukuri të mrekullueshme natyrore që janë ende të paprekura dhe midis tyre është edhe mali i Nemërçkës dhe shtigjet e tij. Rruga ofron pamje të mrekullueshme të luginës së Vjosës dhe mundësinë për të vizituar fshatrat karakteristike të pasura me histori dhe kulturë. Udhëtimi zhvillohet në një shteg të thjeshtë që kalon midis kullotave, burimeve me ujë dhe zona të pyllëzuara në kontakt të ngushtë me natyrën.

    Ekskursioni është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit që e duan natyrën e paprekur, pjesën rurale dhe trekking.

    Paketa:

    • pika e takimit në Përmet;
    • përgatitja e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme;
    • nisja drejt fshatit Biovizhdë;
    • mbërritja në fshatin Biovizhdë dhe fillimi i trekking drejt qafës;
    • dreka dhe darka me vete;
    • kalimi i natës në stan;
    • kthimi në qytetin e Përmetit.

    *  Paketat janë fleksibël sipas kërkesave të klientëve; është i mundur realizimi i paketave të personalizuara sipas kërkesave dhe shërbime ekstra si p.sh transport ekstra, intinerare trekking, fjetja në tenda, dreka në shtëpi fshati, degustime etj.

    ** Minimumi 4 persona