Description
Ujevara e Sopotit ndodhet në Përmet, një zonë e cila ofron bukuri të mrekullueshme natyrore që janë ende të paprekura. Ujevara është e vendosur në rrëzë të malit të Nemërçkës. Shtegu ofron pamje të mrekullueshme të pjesës jugore të masivit dhe mbi të gjitha një pamje spektakolare të akullnajës së malit Nemërçkë. Udhëtimi fillon në fshatin e gurtë karakteristik të Strëmbecitit dhe ujëvara arrihet duke ecur përgjatë një shtegu të butë malor që kalon mes kullotave të bukura në kontakt të ngushtë me natyrën.
Ekskursioni tek Ujevara e Sopotit është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit që e duan natyrën e paprekur, pjesën rurale dhe trekking.
Paketa:
- pika e takimit në Përmet.
- përgatitja e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme.
- nisja drejt Ujëvarës së Sopotit.
- mbërritja në fshatin Strëmbec fillimi i trekking drejt ujëvarës.
- vizita e ujëvarës dhe zonës përret.
- dreka me vete.
- kthimi në fshatin Strëmbec.
- kthimi në qytetin e Përmetit.
* Paketat janë fleksibël sipas kërkesave të klientëve. Është i mundur realizimi i paketave të personalizuara sipas kërkesave dhe shërbime ekstra. P.sh transport ekstra, intinerare trekking, fjetja në tenda, dreka në shtëpi fshati, degustime etj.
* Minimumi 4 persona