Description
Treva e Përmetit ofron bukuri të mrekullueshme natyrore që janë ende të paprekura, ndër ta është fshati piktoresk i Lipës dhe Kisha e Shën Elenës të cilat ndodhen në shpatin e malit të Dhëmbelit. Shtegu ofron pamje të mrekullueshme të luginës së Vjosës dhe maleve të parkut Bredhi i Hotovës – Dangëlli. Udhëtimi zhvillohet në një shteg të lehtë dhe ju lejon të vizitoni fshatin karakteristik dhe Kishën e famshme.
Ekskursioni është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit që e duan natyrën e paprekur, pjesën rurale dhe trekking.
Paketa:
- pika e takimit në Përmet;
- përgatitja e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme;
- nisja drejt fshatit Lipë;
- mbërritja në fshatin Lipë dhe fillimi i trekking drejt Kishës;
- kthimi në fshatin Lipë;
- kthimi në qytetin e Përmetit.
* Paketat janë fleksibël sipas kërkesave të klientëve; është i mundur realizimi i paketave të personalizuara sipas kërkesave dhe shërbime ekstra si p.sh transport ekstra, intinerare trekking, fjetja në tenda, dreka në shtëpi fshati, degustime etj.
** Minimumi 4 persona