Featured

Tur në rajonin e Lunxhërisë, Ҫajupit dhe Zagorisë

50.00


    Description

    Gjatë këtij turit ne do të kemi mundësinë  të  vizitojmë manastirin e Spilesë, i cili njihet gjithashtu si Kisha e Shën Mërisë, e cila daton më 1620.

    Ky tur nis me fshatrat ish-komuniste dhe më pas do të  vazhdojmë në fshatrat Valare, Shen Thodher dhe Erind. Më tej ne do të ngjitemi drejt Ҫajupit dhe do të ndalemi në burimin ujor të Bradit. Nga kjo pikë na shfaqet pamje mahnitëse dhe nuk duhet të na humbasi rasti për të shkrepur disa foto fantastike nga ky vend. Ne do të  vazhdojmë udhëtimin në rajonin e Lunxhërisë me një ndalesë në Manastirin e Nivanit. Ndalesa për të  konsumuar drekën do të  bëhet në  fshatin  Poliҫan, ku do të  shijoni  produktet e vendit. Pas drekës do të ndalojmë përsëri në ujvarën e Sleckës, një  mrekulli e natyrës.

    Additional information

    Vendndodhja:

    Sheshi Ҫerҫiz Topulli

    Disponueshmëria:

    18 Janar- 25 Dhjetor

    Nisja dhe mbërritja:

    Sheshi Ҫerҫiz Topulli (Përballë me HOTEL “Ҫajupi”)

    Cmimi përfshinë:

    Turin e guidës hyrjen në sajte (Muze, Atraksione)

    Mosha

    16+