Sale!

Fir Tree Tour

44.00

    Description

    Ky tur do t’ju çojë në lartësitë e parkut të mbrojtur të Bredhit të Hotovës, në rrugët midis maleve dhe urave të cilat mund të zgjidhni ti përshkruani me këmbë, biçikletë apo makinë 4×4. Ndalesa në shtëpinë pritëse në Gostivisht dhe përjetimi i jetës së veçuar nga bota.

    Kohëzgjatja: 2 ditë – 1 natë

    Dita I

    Ky do të jetë një tur impenjativ dhe kërkon shpirt aventure. Nisja do të bëhet në mëngjës herët nga Përmeti me makinë deri në llixhat e Bënjës. Nga këtu do të fillojë rrugëtimi drejt bredhave me këmbë, biçikletë apo makinë 4×4 sipas zgjedhjes tuaj.

    Pasi të kaloni Urën e Katiut mbi ujrat termale, shtegu vijon me një pjerrësi të lehtë buzë kanionit, mbi urën e vjetër të gurit. Pemët e larta dhe bimësia  e shumëllojshme do tju shoqerojnë gjatë gjithë rrugës së parkut.. Më tej rrugët do të ngushtohen midis maleve dhe vështirësia do të rritet duke ju shpërblyer  me pamjen befasuese. Do të keni mundësi për disa ndalesa të shkurtra në burimet me ujin që rrjedh nga mali për tu freskuar.

    Pas 3 orësh ecje, do të jeni duke ju afruar fshatit të vogël Gostivisht, vendosur midis gjelbërimit dhe vreshtave të punuara nga të dyja anët e rrugës. Flora do t’ju pres në bujtinën e saj ku do të akomodoheni këtë natë. Tavolinën do ta gjeni shtruar me prodhime nga vreshtat e familjes. Buka e ngrohtë e furrës me dru, mishi i qengjit, bulmeti i  baxhos, vera nga vreshti apo frutat e sapovjela.

    Në pasdite, pasi të jeni clodhur në freskinë e shtëpisë me gur mund të zgjidhni të vizitoni vreshtat e familjes me pemtari, baxhon ku prodhojne bulmetin, parkun e bletëve apo të bëni një ecje të shkurtër për të vizituar majën më të lartë të parkut, malin e Kokojkës midis bredhave në 1500m lartësi.

    Darka do jetë e qetë midis bisedave më histori të këndshme të zonës nën qiellin mbushur me yje.

    Dita II

    Zgjimi do të jetë paqësor në ajrin e freskët të bredhave dhe ju do të ndiheni larg qytetërimit, larg zhurmës, larg të gjitha problemeve të përditshmërisë.

    Pas një mëngjësi gjithë shije do të filloni udhëtimin për t’u kthyer, me një vështirësi më të lehtë në zbritje. Do të shijoni llixhat e Bënjës dhe makina ju pret për t’ju shoqeruar në Përmet në pikën e takimit.

     

    Terma dhe kushte:

    Ky tur është impenjativ dhe i përshtatshëm për persona me gjëndje të mirë shëndetësore dhe fizike. Për grupe minimumi 5 persona deri në 8 persona.

    Çmimi i turit me këmbë me guidë: 5500 lekë personi

    Çmimi i turit me biçikletë: 7000 lekë / personi

    Çmimi i turit me makinë 4×4: 7000 lekë / personi