Vizitë në Ujëvarën e Selckës dhe drekë në fshatin Polican

41.00


Përshkrimi

Gjatë kësaj experience ne do të kemi mundësi të udhëtojmë në Luginën e Drinos. Ndalesa e parë do të jetë qyteti i Libohovës, ku më qemdër do të vizitojmë Rrapin e famshëm 560 vjecar, një monument i rrallë natyre. Pas kësaj ne do të ngjitemi në kalanë e qytetit,  e cila lidhet me periudhën e Ali Pashë Tepelenës. Kjo kështjellë ishte një dhuratë për motrën e tij Shanisa. Pasi dëgjojmë një histori për Kështjellën, do vazhdojmë udhëtimin me makinë në fshatin Suhë.

Gjatë udhëtimit në vijim do kemi mundësi të shohim një pejsazh të mrekullueshëm të kodrave dhe maleve perreth. Pasi parkojmë makinën, do të ngjitemi drejt ujëvarës së Selckës. Nuk është krejt e pamundur dhe për ata që nuk kanë eksperiencë në ngjitje. Kur të mbërrini do të shpërbleheni me pamjen e bukur të ujëvarës.

Pasi qëndrojmë një farë kohe, për të shijuar këtë bukuri natyrore dhe për të bërë disa foto nisim rrugën e kthimit, deri te makina dhe më pas vazhdojmë drejt fshatit Polican për të konsumuar drekën. Dreka do të jetë në një bujtinë tradicionale me gatime të zonës.

Në fund kthehemi në Gjirokastër duke mbajtur në kujtesë një udhëtim të bukur dhe të paharruar.

Informacione të tjera

Departure & Return Location

Çerciz Topulli Square (in front of Hotel “Cajupi”)

Price Includes

Tour Guide
Entrance Fees

Availability :

Jan 18’ – Dec 30’

Min Age :

5+

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Vizitë në Ujëvarën e Selckës dhe drekë në fshatin Polican”

Your email address will not be published. Required fields are marked *