Walking and rafting in Sopoti Waterfall with AlbTurist

45.00

    Description

    Ky është një tur aventure në natyrë, I përshtatshëm për të gjithë personat në gjëndje të mirë shëndetësore, me një vështirësi mesatare. Përfshin ngjitje me këmbë rrëzë malit të Nemërçkës për ne Ujvarën e Sopotit, piknik dhe zbritje me rafting.

    Kohëzgjatja: rreth 7 orë
    Nisja bëhet herët në mëngjes nga kampingu në zonën e Petranit, në Përmet. Do të përshkruani një rrugë të bukur, anës lumit Vjosë, deri në fshatin Strëmbec me makinë. Nga aty fillon udhëtimi në këmbë, me një ecje të lehtë rrëzë malit të Nemërçkës. Për rreth 1.5 orë ngjitje midis shtegut të ngushtë me pemë të larta, do të shpërbleheni me pamjen e mrekullueshme të Ujvarës së Sopotit, e cila buron nga mali midis gjelbërimit.
    Këtu do të bëni një pushim të shkurtër për drekën tuaj piknik, me produktet e zonës që ka përgatitur zonja e kampingut dhe ujë burimi.
    Dhe pasi të jeni gati me veshjet e ujit, përgatituni për një aventurë të re në Vjosë. Rafting do ta çojë adrenalinën tuaj në maksimum. Ju do të bëheni një me lumin e egër të Vjosës dhe do të përjetoni rrymat e tij për rreth 2.5 orë.
    Surprizat nuk do të mungojnë gjatë këtij udhëtimi. Makina ju pret në përfundim të rafting, për tu sjellë sërisht në pikën e takimit.

    Terma dhe kushte:
    Çmimi: 5000 lekë / personi

    Additional information

    Included:

    Guida gjatë gjithë eksperiencës në ngjitje dhe rafting
    Makina në dispozicion për rrugen e makinës
    Dreka piknik
    Eksperienca e rafting, veshjet përkatëse dhe gomonet