Tur ecje: Pazari i vjetër, Kalaja, Muzeu Etnografik, Shtëpitë historike

14.00


Përshkrimi

Në këtë tur ju do keni mundësi të zbuloni disa nga magjitë e qytetit duke vizituar Pazarin e vjetër, dhe atraksionin kryesor të qytetit Kalanë e Argjirosë. Gjatë këtij turi ju do jeni të shoqëruar nga një guidë lokalë që di sekretet e qytetit.

Do të nisim turin në Sheshin Cerciz dhe do të marrim informacione rreth turit si dhe do të mësojmë diçka për historinë e qytetit.

Më pas ne do vazhdojmë drejt Pazarit të Vjetër dhe do ndalojmë në Qafën e Pazarit duke mësuar diçka për arkitekturën e tij dhe pastaj bëjmë një tjetër ndalim te Obelisku, që është dhe simboli i shkollës së parë shqipe në qytet. Që këtu do kemi një pamje të mrekullueshme të qytetit. Është vendi perfekt për të parë disa ndërtesa të vjetra karakteristike si dhe të bëjmë foto.

Më pas shkojmë drejt Kalasë dhe kalojmë një orë e gjysëm aty për të mësuar më shumë rreth magjisë së qytetit dhe historisë së Kështjellës. Pas kësaj, ne drejtohemi në shtëpinë magjike të Zekateve. Do mësojmë për arkitekturën e shtëpisë, përse përdoreshin dhomat dhe do bëjmë disa foto të shoqëruar dhe nga pasardhësit e familjes Zeko.

Qëndrimi ynë i fundit do të jetë në Muzeun etnografik ose ish shtëpine e ish diktatorit Enver Hoxha, ku gjithashtu do mësojmë rreth objekteve të këtij muzeu.

Qëllimi i këtij turi është që të provojmë një ndjesi unike dhe miqësore të Gjirokastrës dhe jo thjesht të shohim atraksionet kryesore të saj.

Informacione të tjera

Availability :

Jan 18’ – Dec 30’

Min Age :

5+

Departure & Return Location

Cerciz Topulli Square (in front of Hotel “Cajupi”)

Price Includes

Tour Guide
Entrance Fees

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Tur ecje: Pazari i vjetër, Kalaja, Muzeu Etnografik, Shtëpitë historike”

Your email address will not be published. Required fields are marked *