Description
Në këtë tur të shkurtër do të keni mundësinë të zbuloni disa nga magjitë e qytetit duke vizituar Pazarin e Vjetër Mesjetar dhe atraksionin kryesor të qytetit, Kështjellën Argjiro. Gjatë këtij turi ju do të shoqëroheni nga një guidë lokale që njeh të gjitha ‘sekretet’ e qytetit.
Turi do të nis nga sheshi Ҫerҫiz Topulli, ku do të marrim disa informacione në lidhje itinerarin dhe gjithashtu do të njihemi me historinë e qytetit. Më pas do të vazhdojmë drejt Pazarit të Vjetër, ku do të ndalojmë në Qafën e Pazarit, ku ju mund të blini suvenire. Ndërkohë do të mësoni mbi arkitekturën e e veçantë të Pazarit. Ndalesa tjetër do të bëhet në “Obelisk”, shkollën e parë e qytetit. Nga “Obelisku” ju ofrohet një pamje e mrekullueshme e qytetit. Vendi ideal për të vështruar disa nga shtëpitë karakteristike të “Qytetit të Gurtë” dhe po ashtu një vend i përsosur për të bërë disa foto. Më pas do t’i drejtohemi kështjellës ku do të qëndrojmë rreth një orë e gjysëm dhe do të mësojmë më shumë rreth magjisë së qytetit dhe historisë së kështjellës. Pas vizitës në kështjellë do të drejtohemi për në shtëpinë e bukur të Zekatëve për ta parë më nga afër. Aty do të mësojmë rreth arkitekturës së shtëpisë dhe mund të bëjmë foto. Ndalesa jonë e fundit do të jetë në Muzeun Etnografik, shtëpia e dikurshme ku lindi diktatori Enver Hoxha.
Qëllimi i këtij turi është që të përjetoni atmosferën unike, magjike dhe miqësore të Gjirokastrës, dhe jo vetëm për të parë atraksionet më të njohura turistike.