Sale!

Fundjavë në Labëri

90.00 53.00

Përshkrimi

Aventurë, histori dhe plazh.
Vetëm këtë herë më këtë çmim, 53 euro/person.

DITA 1

Nisja nga Gjirokastra në orën 9:00.

Do të nisemi drejt krahinës së famshme të Kurveleshit me xhipa 4X4.

Gjatë rrugës do të vizitojmë ujësjellësin 200 vjecar të Ali Pashës dhe një ndalesë për disa fotografi në pikën panoramike ku takohen kanionet me lumin e Bënçës.

Vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt fshatit të Progonatit ku do të kemi mundësinë të vizitojmë një nga baxhot e zonës dhe të provojmë produktet tradicionale si djathi, gjiza dhe produktet e tjera të qumështit të cilët mjeshtrat e zones i përgatisin me aq mjeshtëri ndër shekuj.

Do të shkojmë drejt ujëvares të bukur dhe magjepsëse të Peshturës.

Pasi të kemi konsumuar drekën në një bujtinë lokale do të vazhdojmë vizitat tona drejt fshatit piktoreskt të Nivicës. Këtu do të njihemi me historinë e zonës e cila fillon që nga lashtësia, e më pas do të vizitojmë qendrën e fshatit, rrënojat e kalasë, pikën ku takohen kanionet e Gusmarit dhe Nivicës dhe sipas dëshirës mund të zbresim dhe në kanion (rreth 2 orë experiencë e nivelit mesatar).

Pasi të kemi mbaruar vizitat tona do të kthemi në bujtinën pritëse ku do të konsumojmë darkën dhe do të ndezim një zjarr rreth të cilit mund të pimë ndonjë gotë raki duke shijuar qetësinë e natës.

DITA 2

Pasi të kemi konsumuar mëngjesin do të nisemi drejt fshatrave Kuç- Fterrë- Çorraj -Borsh

Rruga kalon përmes kanionit të lumit dhe të jep një kënaqësi të vecantë.

Peisazhet dhe dhe bukuritë natyrore që do të ketë ky udhëtim do tju mbeten gjatë në mendje.

Ndalesa e rradhës do të jetë fshati i Borshit ku do të shpenzojmë pjesën e mbetur të ditës anës ujit të kristaltë.

Nisja drejt Gjirokastrës rreth orës 17:30 rruga do të jetë kthim nga e rivieres së Sarandës përmes fshatrave Piqeras, Lukovë, Shën Vasil, Nivicë (e Sarandës) e në vazhdim.

PËRFSHIHEN

Transporti vajtje-ardhje me xhipa 4X4 nga Gjirokastra

Fjetja ne bujtinë lokale

Dreka, darka dhe mengjesi

Vizita ne baxho

Guida dhe shoferi

Informacione të tjera

Dita 1

Dita 2

Përfshihen

Transporti vajtje-ardhje me xhipa 4X4 nga Gjirokastra
Fjetja ne bujtinë lokale
Dreka, darka dhe mengjesi
Vizita ne baxho
Guida dhe shoferi

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Fundjavë në Labëri”

Your email address will not be published. Required fields are marked *