Description
Eksperienca e drugdhëndjes në pazar
Në këtë eksperiencë ju do të keni mundësinë të merrni pjesë në klasën e drugdhendjes, në një prej punishteve të pazarit karakteristik, për të gdhendur me duart tuaja një suvenir si kujtim nga Gjirokastra.
Një prej punishteve të artizanëve në pazarin karakteristik është edhe ajo e Anastasit i cili gdhënd drurin me dorë dhe e kthen atë në vepra arti. Muza e tij është vetë Gjirokastra, arkitektura e saj dhe peisazhet e pashoq.
Ne ju ftojmë të bëheni pjesë në klasën e artizanatit të gdhëndjes në dru, si një nga zanatet më të vjetra në Gjirokastër, dhe të gdhëndni suvenirin tuaj si kujtim nga ky qytet. Anastasi që e ka ushtruar këtë profesion prej me shumë se 2 dekada, do tju udhëheqë dhe tju mësojë disa trike të këtij zanati dhe bashkarisht do të gdhëndni një kujtim në dru: kalanë hijerëndë, pazarin me ndërtesat karakteristike apo një motiv ose portret.
Ju mund të zgjidhni edhe të shkruani vetë një dedikim për të dashurit tuaj me pirografi, në një prej punimeve që ju pëlqen.
Do të jetë një eksperiencë e këndshme dhe me shumë vlera nga ky qytet mesjetar.
Çmimi : duke filluar nga 1000 lekë / personi
Nevojitet prenotim 1 ditë më përpara