Ministria e Turizmit dhe e Shëndetësisë kanë përgatitur një protokoll të masave gjatë sezonit turistik, që pritet të nisë në Qershor.
Strukturat akomoduese në veçanti do detyrohen të zbatojnë një sërë masash për të garantuar shëndetin e stafit dhe klientëve.
Së pari duhet të caktojnë një koordinator anti-covid, të kenë pajisje të bollshme si maska, dorashka, dizinfektues, të kenë regjistër për matjen e temperaturës së stafit dhe klientëve etj
Një person nga stafi i hotelit do monitorojë në cdo kohë cdo lëvizje të klientëve, që në momentin që ata mbërrijnë, ku do nisë me matjen e temperaturës me termometër elektronik që duhet ta ketë cdo njësi akomoduese.
Tualetet dhe gjithë mjediset duhet të jenë të dizinfektuara, po kështu duhet të ketë materiale promovuese për të njoftuar të paktën në dy gjuhë të gjitha masat anti-covid.
Shihni më shumë draft- protokollin e këtij sezoni turistik: