Restorant Sarajet
Lagjja nr.2, pranë ish fabrikës së rrushit, KëlcyrëPozicionohet në hyrje të qytetit të Këlcyrës. Ambienti është i qetë dhe familjar, ndërtuar në stil tradicional. Në restorant do të gjeni mikëpritjen përmetare duke shijuar gatimet tradicionale të zonës sonë. Restorant Sarajet është një vitrinë e vlerave të trashëgimisë gastronomike ku pas çdo gatimi fshihet një pjesë historike, që dëshmon kulturën e tryezës Përmetare. Pjata të shijshme të përgatitura me mjeshtëri sipas zakoneve të trashëguara brez pas brezi. Asortimentet merren nga fermerët e fshatrave përreth në mënyre qe të garantohet cilësia dhe të rruhen vlerat ushqimore. Ka një kapacitet prej 60 persona në ambjentin e brëndshëm dhe 20 persona veranda. Disponojmë vend parkimi falas dhe Wi-Fi.
Restorant Sarajet ofron këtë menu:
¤ mish i pjekur në furrë, zgarë, saç ¤ supa tradicionale
¤ pastërma, kole ¤ byrek tradicional
¤ zogj fshati ¤ kulaç tradicional me gjalpë
¤ çomblek me lepur ¤ sallata të ndryshme/perime zgare
¤ bacar ¤ ëmbëlsira tradicionale
Restoranti ofron gjithashtu një menu të personalizuar sipas kërkesave të klientit.