Restorant “Te Fucitë”

Valare-Erind, Gjirokaster 6001 Albania
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-img

Familja Sula prej 16 vjetesh kultivon varietetet më të mira të rrushit në luginën e Drinos.

Krah vreshtit keni mundësinë të shijoni verën e oborrit si dhe produktet organike të zonës pasuruar me erëzat e
krahinës së Lunxhërisë. Tavat me shpendët e fermës në furrë druri, mishi në saç, tavë me përshesh, byreqet me lakra me petë dore apo lulet e kungullit janë disa nga specialitetet e tyre. Në kopshtin e gjelbëruar me pemët frutore, nën hijen e vreshtit dhe muzikën e ëmbël të zogjve do të shijoni momente shplodhëse.
Pasdreke bëhuni pjesë e aktiviteteve të fermës si shëtitje ne vresht, vjeljen e rrushit e cila ndodh gjatë muajit Shtator apo frutave gjatë sezonit të tyre.
Po ashtu mund te shijoni një eksperiencë të këndshme të mbledhjes së erzave në kodrinat e Valaresë. Në afërsi të fermës, Marseli do tju shoqërojë për një shëtitje me këmbë, në kodrinat e pasura me erza shumëllojesh të cilat I keni shijuar në gatimet e drekës. Aromat e rigonit, sherebelës apo trumzës si dhe mbledhja e tyre do tju falin një kënaqësi të veçantë. Ne këto kodra do të keni mundësi te shikoni edhe mbetje të qytetërimit antik të vendosur aty.

Terma dhe kushte:
Cmimi I drekës: 1300 lekë personi. Përfshihet 1 gotë verë, 1 shishe ujë, sallatë dhe pjata kryesore tavë
me shpendët e fermës.
Cmimi I eksperiencës së mbledhjes së erzave në kodër: 300 lekë personi. Përfshihet guida.
Prenotimi 1 ditë para

    Rezervo Tavoline



    Harta e Restorant “Te Fucitë”

    Skip to toolbar