‘RriNeShqiperi’ fushata turistike për qarkun Gjirokastër

Turizmi këtë vit përjetoi një bllokim të pazakontë, për shkak të COVID 19 dhe si rrjedhojë e vetmja shpresë për bizneset e turizmit ishte tërheqja e turizmit vendas. Shumë iniciativa nisën në gjithë Shqipërinë nga organizata të menaxhimit të destinacioneve dhe tur operatorë, ndërkohë Visit Gjirokastra, si shoqatë për menaxhimin e turizmit në Qarkun Gjirokastër u bë partnere e iniciativës #RriNeShqipëri  ideuar nga GIZ përmes programit Sustainable Rural Developmnent dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Shoqata Visit Gjirokastra u përfshi në këtë fushatë, duke organizuar turet për ambasadorin e zgjedhur për Qarkun Gjirokastër, z. Roland Hysi. Visit Gjirokastra përgatiti gjithë itineraret kulturore dhe natyrore të ambasdadorit të fushatës #RriNëShqipëri, duke përfshirë ture në qytetin e gurtë të Gjirokastrës, ne fshatra, si dhe në atraksionet kryesore të qytetit te Përmetit.

Ja disa nga postimet e Ambasadorit Hysi lidhur me përshtypjet e tij në Gjirokastër

 

 

 

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Jul 10, 2020

Skip to toolbar