Shtëpia Angonate

GJirokaster
(Average 0 of 0 Ratings)
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-img

Kjo është shtëpia më e madhe tradicionale në Gjirokastër, e vendosur dhe në vendin më të dukshëm.

Shtëpia Angonate është shtëpia më e madhe tradicionale në Gjirokastër, e vendosur dhe në vendin më të dukshëm.

Për shkak të pozicionit, madhësisë, bukurisë ajo ndodhet në gjithë kartolinat që prezantojnë Gjirokastrën. Shtëpia u ndërtua në 1881 nga dy vëllezërit Hanko. Ata luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e qytetit. Për këtë arsye Ismail Kadare i ka kushtuar një libër të posacëm për sagën e tyre, në 1977 të titulluar Breznitë e Hankonatëve.

Në fakt nuk është shtëpi e thjeshtë, por një kompleks me dy shtëpi dhe dy kopshte. Ndërtesa e parë quhej Odajashta (dhoma jashtë) dhe ndërtesa tjetër quhej ODA, me dhoma të dekoruara.

Kjo reflekton dhe ndryshimet e arkitekturës së shtëpive në fund të shek të 19, pasi ka disa elemente shtesë sic janë ballkoni, dhe një çati mansard në qëndër, simbole të influencave më të vonshme.

Map of Shtëpia Angonate