UJËSJELLËSI I BËNÇËS

Tepelene
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-img

Monument kulture i kategorisë së parë. Ndodhet mbi lumin e Bënçës rreth 2 km në veri të fshatit me të njëjtin emër. Ujësjellësi është një vepër Hidroteknike e shek. 19, e cila ka shërbyer për të çuar ujin në kalanë e Tepelenës. Ky monument është ndërtuar gjatë periudhës së Ali Pashë Tepelenës. Ai ka pësuar një dëmtim të madh si shkak i një tërmeti në vitet ’30 të shek 20 dhe është rindërtuar por në formën autentike të tij. Monumenti është në formën e një ure, e cila përbëhet nga kanali i ujit, këmbët e monumentit, dhe ura mbi të cilën janë ngritur disa prej këmbëve të tij, në pjesën ku kalon lumi i Bënçës. Kanali i ujit është është ndërtuar me gurë të vegjël dhe beton dhe mbahet nga 21 këmbë ose kolona, të cilat po ashtu janë ndërtuar me gurë të vegjël të lidhur me llaç. Këto kolona kanë formë katrore dhe janë të lartësive të ndryshme, lartësi të cilën e marrin në varësi të pjerrësisë që merr kanali. Në pjesën ku kalon kanioni i lumit, këmbët e monumentit janë të ngritura mbi një urë. Ura është e ndërtuar me tre harqe. Kanali i ujit është ndërtuar më beton në të cilin kanë vendosur edhe gurë të përmasave të vogla. Ndërsa këmbët e ujësjellsit dhe ura janë ndërtuar me gurë të përmasave mesatare të lidhur me llaç. Kemi edhe përdorimin e harqeve në pjesët ku monumenti afrohet me faqen e maleve. Ujësjellesi u ndërtua pas ndërtimit të kalasë së Tepelenës.

Harta e UJËSJELLËSI I BËNÇËS

Skip to toolbar