Sheshi dhe Monumenti i Çerçiz Topullit

Çerçiz Topulli Square, Gjirokaster, Albania
(Average 0 of 0 Ratings)
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-img

Ky është një shesh historik, më kryesori në Gjirokastër dhe ndodhet në anën lindore të Pazarit. Ka marrë këtë emër në nder të figurës revolucionare Cerciz Topulli, që është konsideruar hero kombëtar. Ai ka lindur në Gjirokastër në vitin 1880 dhe ka luftuar kundër regjimit ottoman në fillim të shek të 20. Një nga aktet më të njohura të tij ka qenë vrasja e Bimbashit turk (komandanti otoman i 1000 ushtarëve të stacionuar në Gjirokastër). Cerciizi së bashku me vëllain e tij Bajo, vrau Bimbashin në 25 shkurt 1908. Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në 1912, Cercizi dhe banda e tij luftuan për të mbrojtur territorin e ri nga pushtuesit. Ai u vra në Shkodër duke luftuar me forcat malazeze. Në Gjirokastër Cercizin e krahasojnë me komandantin revolucionar Che Guevarra, jo vetëm prej trimërisë por dhe prej pamjes. Mund të blini plot suvenire me pamjen e Cercizit në pazarin e vjetër, për të marrrë me vete në vendin tuaj dhe legjendën e këtij heroi të Gjirokastrës.
Monumenti në sheshin e Çercizit është vepër e Odhise Paskalit, një prej skulptorëve më të mëdhenj të Shqipërisë.

Map of Sheshi dhe Monumenti i Çerçiz Topullit