Atraksione Kulturore Dhe Fetare Në Tepelenë
URA METALIKE E DRAGOTIT
Dragot, TepeleneMonument Kulture i Kategorisë II, në fshatin Dragot, Tepelenë. Ura Metalike ndodhet mbi lumin Vjosë në kthesën e fshatit Dragot. Kjo urë është projektuar dhe ndërtuar nga studentët e inxhinerisë italiane në vitin 1936. Në të dy anët e lumit ura është e mbështetur në një platformë të betonizuar. Është urë e varur me kapriata metalike në formë harku. Ka përmasa: 114m gjatësi dhe 8m gjerësi. Rruga ka gjerësi 5m. Ndërsa parapetet janë nga 1.50 m të gjera dhe janë konstruksion metalik.
Ura e Dragotit, është një nga urat më të bukura në Shqipëri. Ajo është ndërtuar në vitin 1936, mbi lumin Vjosa, lumin me te eger ne Europe. Është një teknologji e rrallë inxhinierike, e cila i ka rezistuar kohës mbi 80 vjet.