Permet, Vendet kulturore dhe fetare
FSHATRA KARAKTERISTIKE NË GURË
Është e mundur të vizitohen fshatra karakteristikë të ndërtuar në gurë ku koha duket sikur është ndalur dhe banorët janë shumë mikpritës dhe të dashur. Këto fshatra ofrojnë pamje mahnitëse dhe kanë një strukturë urbanistike karakteristike të përbërë nga rrugë me kalldrëm dhe shtëpi kryesisht dy katëshe të ndërtuara me gurë. Ndër to mund të përmendim fshatrat Kosovë, Bënjë, Leusë, Buhal, Lipë, Ogdunan etj dhe gjithashtu qendrën historike të qytetit të Përmetit.