Adrianopoli

Sofratikë, Gjirokastër Albania
(Average 0 of 0 Ratings)
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-img

Qyteti antik Adrianopolit

Adrianopoli shtrihet në seksionin më të gjerë të luginës së lumit Drinos, 14 km në jug të Gjirokastrës, afër fshatit Sofratikë. Ai është ndërtuar mbi një vendbanim të hershëm të periudhës së vone klasike- fillim helenistike. Qyteti mendohet se ka patur funskionin e një qendre shërbimesh në territorin e Luginës së Drinos.

Lugina rreth fundit të shek V ps.K u karakterizua nga vendbanime të shpërndara, pa qendra urbane të mirëfillta, ku dallojmë disa fshatra të fortifikuar. Gjurmët e ruajtura deri më sot i takojnë periudhës së hershme perandorake. Ato përbëhen nga një tempull i vogël kuadratik dhe një strukturë rrethore mbi të cilën është ndërtuar teatri.

Në periudhën e Adrianit (117-138 pas Krishtit) qendra mori tiparet e një qyteti. Adrianopoli u bë kryeqendër dhe qendër administrative për komunitetin romak të Luginës së Drinos. Vendodhja përgjatë rrugës së Apollonisë dhe Nikopojës, siguroi zhvillimin dhe lulëzimin e tij gjatë sundimit të perandorit Adrian.

I organizuar sipas një sistemi të ri urbanistik, qyteti u zhvillua në një zonë drejtkëndore (300-350x400m). Rrugë kryqëzoheshin në kënd të drejtë. Ishte i pajisur me ndërtesa publike të rëndësishme, ndër të cilat ishin dhe teatri dhe banjat.

Teatri ishte i vendosur në një terren të mbushur artificialisht dhe një shkallare me diametër 58 metra, të ndërtuar me gurë të vegjël dhe llac. Përgjatë shek të IV pas krishtit, u restaurua dhe u riorganizua. Aty u zhvilluan të ashtuquajturat venationes (gjah i kafshëve të egra) ndoshta dhe luftime gladiatorësh.

Struktura e banjave termale, që shohim sot, është ajo që në shek e III ps.K zëvendësoi në përmasat më të vogla, kompleksin e periudhës së Adrianit. Jashtë kufirit urban shtrihej nekropoli. Faza kryesore e të cilit mendohet se i përket periudhës midis shek të II- III ps.K.

Pas një periudhe krize (fillimi i shek të IV deri në fund të shek V ps.K), qendra urbane pati një rilindje të përkohshme gjatë sundimit të perandorit Justinian (527-565 ps.K). Në këtë kohë, mori për një periudhë të shkurtër emrin Justinianopol.

Gjatë kësaj periudhe u ndërtua një objekt i vogël kulti në brendësi të teatrit. Ndërsa shtëpi dhe dyqane pushtuan zonën e banjave termale. Tempulli i vogël antik në formë katrore u rrënua dhe mbi të u ndërtuan një kompleks ndërtesash me funksione rezidenciale. Edhe pse në shek e VII ps.K, qyteti kishte filluar të braktisej ai u bë më vonë qendër episkopale me emrin Drynopol.

Nuk ka nevojë të paguani biletë në këtë park. Vetëm kini kujdes, mos lini plehra pas, merrni gjithçka me vete.

Map of Adrianopoli