Atraksionet Kulturore & Natyrore në Gjirokaster
Lugina dhe fortesa e Kardhiqit
Kardhiqi ishte qyteti i madh me një fortesë të ngjashme si ajo e Gjirokastrës, por më e vogël. Ishte një qytet i vetëqeverisur dhe i pasur, pasi kontrollonte rrugët kryesore tregtare në male. Ali Pashë Tepelena donte që ta kontrollonte këtë territor por e ndjeu se kishte nevojë për një justifikim për ta nënshtruar këtë zonë krejt të pavarur. Justifikimi u gjet, kur sipas një gojëdhene kardhiqotët kapën rob nënën e tij Hanko dhe motren Shanisha, dhe sic thuhet, i përdhunuan. Atëherë Ali Pasha vendosi të hakmerrej. Ai jo vetëm mori nën kontroll zonën, por vrau 700 burra ndërsa gratë dhe fëmijët i shiti si skllevër. Ai dogji shtëpitë në Kardhiq dhe Hormovë. Pavarësisht se fortesa u rindërtua, qyteti kurrë nuk e mori veten si më parë. Për shkak të masakrave të Ali Pashës dhe frikës ndaj tij, të gjithë u zhvendosën në Gjirokastër. Rrënojat e qytetit, përfshi murete shtëpive dhe minareve, mund të shihen ende në shpatin poshtë fortresës. Si të shkosh këtu? Kardhiqi është gati 1 orë larg nga Gjirokastra me makinë. Merrni autostradën nga Gjirokastra drejt Tepelenës, pas 20 minutash kthehuni në të majtë ku lexon tabela Kardhiq.