Atraksione arkeologjike & fetare në Gjirokastër Zbuloni rajonin tonë
Kisha e Labovës së Kryqit
Labova e Kryqit, Labovë e Poshtme, AlbaniaNë fshatin Labovë e Kryqit, që ndodhet në Bashkinë Libohovë, ju mund të vizitoni një nga kishat më të bukura bizantine në Shqipëri, e cila I kushtohet Shën Mërisë. Kisha është ndërtuar në 554 në kohën e perandorit Justinian. Legjenda thotë se një burrë nga Labova, i quajtur Konstandin Laboviti, ishte komandant i lartë në ushtrinë e perandorit Justinian. Ai ishte kaq i zoti dhe kurajoz, sa Justinian vendosi të bënte dicka për të dhe e pyeti një ditë: Dua të të shpërblej për trimërinë tënde, më kërko dicka. Ai u përgjigj: Dua të ndërtoni një kishë në vendin tim të lindjes Labovë. Dhe Justiniani pranoi. Dërgoi njerëzit më të zotë që ta ndërtonin atë kishë. Katër vite më vonë, ai dërgoi dhe një kryq prej ari, të bërë nga një pjesë e drurit ku ku kryqëzua Jezusi. Gjithë kryqi kishte 600 gramë ar. U vendos brenda kishës dhe u ruajt prej shekujsh. Banorët ishin besimtarë dhe e ruanin kishën me fanatizëm. Por kryqi që i mbjetoi disa shekujve, do të vidhej në vitet e trazuara të fillimit të demokracisë. Ende nuk ka asnjë fajtor për të. Struktura e kishës rezistoi deri në ditët tona, dhe për shkak të rëndësissë së madhe që ka patur kjo kishë për këtë fshat, vetë fshati mori emrin e kishës dhe quhet: Labova e Kryqit. Kisha u restaurua ngaMinistria e Kulturës në 2018. Ndëtesa tipike bizantine me një kupolë të lartë në majë. Një narteks i vonë siguron hyrjen kryesore. Janë 9 nivele të dikshme të pikturave dhe afreskeve në muret e brendshme. Disa historianë thonë se edhe pse ndertimi original i Kishës I përket viteve 527-565 gjatë kohës së perandorit Justinian, kisha është modifikuar dhe ajo që shohim sot ngjan me një strukturë të shek të 13 gjatë kohës së despotit të Epirit. Por banorët e Labovës e mbrojnë fort variantin e tyre, se kjo kishë është ndërtuar në kohën e Perandorit Justinian. Cdo 8 shtator në këtë kishë festohet dita e Shën Marisë dhe shumë njerëz vijnë nga emigracioni dhe vendet fqinjë për të qenë pjesë e festimeve. Rruga për në Labovën e Kryqit është e shtruar. Nisesh për Libohovë nga Gjirokastra, por kthehesh në fshatin Suhë. Gjithë udhëtimi është 40 minuta me makinë nga Gjirokastra. Bileta është 200 Leke, ose mund t’i japësh këto para si donacion në kutinë e donacioneve të Kishës. Edhe nëse dera nuk është e hapur, trokisni te lokali në qendër të fshatit, dhe pronari i saj ju bën një guidë brenda Kishës.