Atraksionet Natyrore ne Tepelene
Kullat e Lerës në Lekdush
TepeleneKëto dy kulla shkëmbore janë gdhendur nga erozioni. Janë dy kulla me majë të rrumbullakët, që mund të shihen sa ngjiteni në Qafë Erë, por mund t’i shihni nga larg edhe nga fshatrat Rexhin dhe Nivicë. Ato quhen ndryshe dhe Kulla Kristof dhe Kulla Geri, duke marrë emrat e vizitorëve të parë të huaj në këtë zonë. Kulla e parë është 40 m e lartë dhe tjetra 15 metra e lartë. Ndodhen në një vend, 700 m mbi nivelin e detit. Janë formacione të rralla, mbetje të terracës lumore të Gurrës, cka dëshmon se edhe ndërtimi i tyre është i përbërë me guraleca gëlqerore dhe strallore, të cimentuar me material rërë karbonike.