Atraksionet Kulturore & Natyrore në Gjirokaster
Monumenti i Njerëzve të famshëm të Gjirokastrës
Çerçiz Topulli Square, Gjirokaster, AlbaniaGjirokastra është e njohur për njerëzit e famshëm. Përballë Hotel Argjirosë është një monument i krijuar nga Bashkia për të nderuar njerëzit e famshëm të qytetit. Ata janë:
– Eqerem Cabej (1908-1980) një historian i njohur, linguist dhe mësues, themelues i Akademisë së Shkencave Shqiptare. Universiteti i Gjirokastrës mban emrin e tij.
– Ismail Kadare (1936 ) është një shkrimtar me famë ndërkombëtare që ka shkruar qindra vepra në një pjesë të mirë të të cilave përshkruhet Gjirokastra. Ka fituar cmimin Man Booker International Prize në 2005.
– Musine Kokalari (1917-1983) ka qenë shkrimtare dhe bashkëthemeluese e partisë Demokratike 1943. Ajo kaloi 37 vite në burg gjatë regjimit komunist dhe vdiq e harruar në veri të Shqipërisë. Ajo kujtohet si politikania dhe shkrimtarja e parë shqiptare.
Monumenti nuk përfshin Enver Hoxhën, liderin famëkeq të Shqipërisë komuniste. Ai u lind në Gjirokastër në lagjen Palorto dhe kujtohet si njeriu që instaloi një nga diktaturat më të egra komuniste në Europën Lindore.