Monumenti Heroinat

Rruga Çerçiz Topulli, Gjirokaster, Albania
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
place-img

Monumenti Heroinat është ndërtuar në nderim të dy vajzave të reja, Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima, të cilat kanë qenë partizane në Luftën e Dytë Botërore dhe u varën nga Nazistët në vitin 1944.

Në cep të sheshit “Çerçiz Topulli” gjendet skulptura prej guri të bardhë e dy heroinave me qëndrim ballëlartë dhe me duart e kryqëzuar pas. Ato njihen si Heroinat e Varura të Gjirokastrës. Të dyja vajzat ishin rreth moshës 20 vjeçare kur Shqipëria u pushtua nga Fashistët. Për të mbrojtur vendin e tyre, dy vajzat rrëmbyen armët dhe dolën partizane. Bule u lind në Gjirokastër, ajo nderohet dhe me një monument në lagjen Dunavat. Ajo ka qenë anëtare e grupit rinor “Qemal Stafa”. Ndërsa Persefoni mendohet të jetë nga Qeparoi, dhe jo nga Gjirokastra. Dy partizanet e reja u kapën nga forcat Gjermane dhe u varën në shesh, në vendin ku gjendet sot monumenti i tyre.

Harta e Monumenti Heroinat

Skip to toolbar