Muzeu i Luftës së Ftohtë

Gjirokastër, Albania
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-img

Muzeu i Luftës së Ftohtë

Muzeu i Luftes se Ftohte (Tuneli i Luftës së Ftohtë), është një bunker nëntokësor, i cili ka shërbyer si strehë emergjence në vitet e regjimit komunist në Shqipëri (1944-1990).

Bunkeri dhe të tjerë të vegjël në gjithë vendin, reflektojnë paranojën e diktatorit Enver Hoxha ndaj ndonjë sulmi të mundshëm. Ai i trembej një pushtimi të huaj, veçanërisht pas ndarjes me Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 60. I ndërtuar në fshehtësi në fillim të viteve 70, bunkeri është 800 m i gjatë dhe ka 59 dhoma.

Bunkeri është lënë në gjendjen e tij origjinale, i cili edhe pse pa shumë informacione është original dhe i frikshëm.
Ky bunker është projektuar që të kryejë shumë funksione të ndryshme në rast të ndonjë sulmi bërthamor. Ka dhoma për ministritë e qeverisë, qeverinë locale, dhomat e marrjes në pyetje, të elitës partiake si dhe vende për të fjetur, për gjeneratorët e energjisë dhe depozitimit të ujit.

Shumë nga objektet origjinale u vodhën gjatë rrëmujave të viteve 90, por copëza ende kanë mbetur.

Dhoma e de-kontaminimit, e gjeneratorit (model çekosllovak) dhe ajo e filtrimit të ajrit, të krijojnë ndjesinë e jetës komuniste dhe panikut të tyre në rast sulmi bërthamor. Hyrja kryesore e Tunelit është afër ndërtesës së Bashkisë, që ka shërbyer si dikur si seli e Komitetit të Partisë. Turi në tunel zgjat rreth 20 minuta.

Harta e Muzeu i Luftës së Ftohtë

Zbuloni Gjirokastrën