Muzeu i armëve dhe burgu

Gjirokastër, Albania
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-img

Ky muze përfshin disa pavijone, si Muzeu i Armëve, burgu dhe Muzeu i Gjirokastrës, pasi të gjitha ndodhen brenda Kalasë dhe bileta për hyrjen tek të gjitha këto është e njëjtë. Pra vec hyrjes në kala, ku do të paguani 200 lekë, ose 2 euro, një tjetër biletë 200 lekë (2 euro) ju duket për […]

Ky muze përfshin disa pavijone, si Muzeu i Armëve, burgu dhe Muzeu i Gjirokastrës, pasi të gjitha ndodhen brenda Kalasë dhe bileta për hyrjen tek të gjitha këto është e njëjtë. Pra vec hyrjes në kala, ku do të paguani 200 lekë, ose 2 euro, një tjetër biletë 200 lekë (2 euro) ju duket për të parë gjithë pjesën muzeale të kalasë. Muzeu i armëve u hap në 1971 si Muze kombëtar i armatimeve ku u sollën gjithë armët dhe tipet e tyre të përdorura gjatë Luftës së I dhe të II botërore. Armët që janë në muze janë që nga lufta për pavarësi në 1912 e deri te lufta për clirimin e Shqipërisë. Shumica e muzeut të armëve i kushtohet luftës partizane ndaj pushtuesve italiane e gjërmane ne vitet 1939-1944. Pjesë e këtyre armëve është dhe një avion luftarak amerikan që ka mbetur aty që nga lufta e ftohtë.

Hyrja e Burgut ndodhet në galerinë e parë të muzeut të armëve. I përfunduar në 1932, burgu u komisionua nga mbreti Zog, dhe u ndërtua nga italianët. Duket i ndryshëm nga gjithë pjesa tjetër e kështjellës .Gurët për ndërtimin e tij u morën nga ujësjellësi i Ali Pashës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, burgu u përdor nga forcat pushtuese italiane dhe gjermane. Banorët thonë se regjimi komunist e përdori burgun për ekzekutime. Burgu u mbyll në 1968 dhe pastaj u kthye një pjesë e tij në muze. Ka ende shkrime në mur dhe pjesë gazetash apo letrash nga komunistët dhe aktvisitët që u burgosën gjatë regjimit të Zogut, gjatë pushtimit gjerman e italian, si dhe parrulla pro qeverisjes komuniste.

Çmimet e biletave:

Biletë për individ – 200 lek
Nxënës dhe studentë – 100 lek

Harta e Muzeu i armëve dhe burgu

Skip to toolbar