PARKU KOMBËTAR “BREDHI I HOTOVËS – DANGËLLI”

Dangëlli, Përmet
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-img

Mund të konsiderohet pa asnjë dyshim mushkëria natyrale e jugut të Shqipërisë. Ky park ka një shtrirje prej 1400 hekrarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga bredhi maqedonas (Abies borissi-regis), me një lartësi mesatare 25-30 metra. Parku përfaqëson një nga perlat turistike të Shqipërisë dhe ofron surpriza të këndshme në të gjitha stinët e vitit.
Pas mbërritjes në park, turisti mund të qëndrojë për piknik pranë stacionit të pyjores i cili ndodhet në hyrje të parkut ose të vijojë rrugën në brendësi të tij deri tek burimi i ujit, i cili është i rrethuar nga një pyll magjepsës. Nuk ka struktura pritëse por është e mundur të ngrihen çadra ose të qëndrohet pranë stacionit pyjor pasi të jetë marrë leja e autoriteteve përkatëse. Për të apasionuarit e trekking është e mundur të përshkruhen 5 itinerarë të ndryshëm në pyll, të shënuar me tabela me ngjyrë (të disponueshme edhe harta GPS). Për më shumë informacione personeli pyjor është në dispozicion pranë stacionit të pyjores nga ku fillojnë edhe itinerarët. Në afërsi të tij mund të vizitohen disa fshatra karakteristikë si Ogreni, Hotova, Borocka, Pagria, Kreshova, Sorropulli apo i mirënjohuri fshati Frashër, ku ndodhet dhe shtëpia-muze e vëllezërve me të njëjtin emër (iluministët historikë të Rilindjes Shqiptare) si edhe Teqeja e Frashërit. Parku, ndër më të mëdhenjtë e Ballkanit dhe me një lartësi që shkon nga 800 deri në 1600 metra dhe shquhet për një biodiversitet të lartë dhe të pasur me florë dhe faunë. Përveç bredhit maqedonas, panjës, shkozës së zezë, dëllinjës etj, gjenden dhe shumë bimë medicinale dhe aromantike. Ndër kafshët që popullojnë zonën bënjë pjesë ariu i murrmë, ujku, dhelpra, kunadhja, derri i egër, lepur i egër, ketri, kaprolli si dhe shpendë ndër të cilët kukuvajka, bufi, shqiponja, mëllenja, turtulli etj. Përreth parkut mund të admirohen pamje panoramike magjepse dhe të vizitohen kanione të mrekullueshëm si ai i Kamencës. Zona është ideale për trekking, çiklizëm malor dhe makina 4×4 ku intinerari më i frekuentuar është Përmet-Frashër-Ogren-Bënjë-Përmet.

Harta e PARKU KOMBËTAR “BREDHI I HOTOVËS – DANGËLLI”

Skip to toolbar