Guri i Përmetit

Shetitorja Mentor Xhemali, Permet, Albania
(Average 0 of 0 Ratings)
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-img

Guri i Përmetit, është një formacion shkëmbor që ndodhet në qytet. Ai është 42 metra i lartë dhe sipërfaqja e majës së tij është 650 metra katrorë. Në majë të tij ka dhe rrënoja arkeologjike, të cilat i përkasin shekullit të 4-t. Historianët thonë se fortifikimi i vjetër është përdorur si një pike strategjike sinjalizuese për një garnizon ushtarak, dhe sot janë ende rrënojat e asaj fortese. Guri ka dhe një histori e cila është e shkruar në tabelën hyrëse para se të ngjisni shkallët për në majë të tij. Kjo histori është treguar brez pas brezi. Bëhet fjalë për një sundimtar në mesjetë që quhej Premt, i cili për të mos rënë rob në duart e pushtuesve të fortesës, vendosi të hidhej nga guri dhe gjeti vdekjen. Ai konsiderohet hero dhe thuhet se dhe emri i Përmetit ka emrin e tij. Sot guri është simbol i qytetit, një atraksion turistik nga i cili mund të shohësh gjithë qytetin.

Map of Guri i Përmetit