UJËVARA E PROGONATIT

Tepelene
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-img

Një monument natyror i kategorisë së tretë në zonën e Kurveleshit. Në fakt është një varg kanionesh të Gurrës, Lekdushit, Progonatit. Ujëvara më e bukur është ajo e Peshturës, që sot ka filluar të eksplorohet nga shumë admirues të natyrës. Quhet gjithashtu buza e ujit, për shkak të burimit të madh natyror me ujë Kristal. Në këtë vend kanioni rritet në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit. Kjo ujëvarë është 400 metra e lartë dhe uji që bie krijon ngjyra ylberi. Ju mund ti vizitoni këto kanione rrugës nga Tepelena në Progonat. Rruga nuk është shumë e mirë, por gjithsesi e kalueshme. Për ata që preferojne ecjen, ky udhëtim konsiderohet jo i vështirë, por nuk rekomandohet në ditë me shi. Pamjet e ujëvarës do ju magjepsin.

Harta e UJËVARA E PROGONATIT

Skip to toolbar