Shtepia e Skendulit

(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-img

Kjo është një tjetër shtëpi e ruajtur në mënyrë perfekte në Gjirokastër, është më shumë se 300 vjeçare e ndërtuar në 1823.

Nëse doni të shihni një model të arkitekturës së shtëpive të shek të 19, vizitoni shtepine e Skendulit. Aty çdo gjë ka mbetur origjinale dhe është ndërtesa më autentike në Gjirokastër. Pronari i shtëpisë, një pasardhës i familjes Skënduli që ka ndërtuar shtëpinë, e tregon shumë mirë historinë e kësaj shtëpie.

Nëse shkoni për një vizitë që kushton vetëm 200 lekë, Nasip Skënduli do ju shpjegojë mrekullitë dhe funksionet e kësaj shtëpie tradicionale të ndërtuar në 1705.
Nasipi thotë se një shtëpi dikur përcaktohej nga numri i oxhakëve, se sa e pasur ishte familja që banonte aty. Dhe shtëpia e Skëndulateve kishte 9 oxhakë, e veç tyre kishte 12 dhoma, 6 banjo, 4 hamam, 44 dyer, 64 dritare.
Një shtëpi superiore ndaj shtëpisë origjinale fqinje të ish diktatorit Enver Hoxha, që dikur ishte një katëshe me një oxhak, ndryshe nga çduket sot,’shtëpia e tij’, ose ndërtesa e Muzeut Etnologjik.

Ai ju shpjegon gjithçka për shtëpinë dhe proceset e restaurimit apo mirëmbajtjes në shekuj. Në kohën e komunizmit shtëpia e Skendulit ka qenë muzeu original etnografik, por tani banorët kanë rrimarë pronën e tyre dhe e kanë kthyer në një muze të hapur për vizitorët.

Harta e Shtepia e Skendulit

Skip to toolbar