Ujëvara e Sopotit dhe shtegu i ngjitjes

(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-img

Kjo ujëvarë e bukur ndodhet në jug të Përmetit, mbi fshatin Stërbec. Shtrihet në një lartësi 600 m, poshtë majës së malit Nemërckë. Uji rrjet nga një burim i madh karstik, që rrjedh në depozitat fluvio glaciale. Ujëvara ka një lartësi 20 m dhe zhurma e ujit që bie ndihet që në një distancë të largët. Uji që bie krijon një skenë shumë të bukur, mahintëse. Kjo ujëvarë është nga më të vizituarit në zonën e Përmetit. Mund të arrihet përmes një shtegu që ofron një peisazh të mrekullueshëm të faqes jugore të Malit të Nemërckës dhe akullnajes së saj. Kjo akullnajë është në formën e një kolltuku të madh, 2 km I gjatë dhe 600 metra i gjerë.
Për të patur akses në këtë shteg ju duhet të parkoni në fshatin Stëmbec, dhe pastaj ecni në livadhin poshtë qendrës së fshatit. Nga aty ndiqni rrugën e pashtruar në drejtim të kodrës. Pasi të arrini qendrën e fshatit, merrni rrugën e ngushtë pranë shtëpive. Pastaj pas disa metrash do arrini direct në krye të shtegut. Pastaj shtegu është i qartë dhe vazhdon butësisht drejt kodrës pa u shkëputur nga pamjet e bukura të malit të Nemërçkës. Nga këtu mund të shihni ujëvarën dhe pastaj ajo ju fton drejt jush, pra rruga bëhet shumë më e qartë. Shtegu ka disa pjesë të ekspozuara, ku duhet të keni kujdes, por përgjithësisht është i sigurt.

Harta e Ujëvara e Sopotit dhe shtegu i ngjitjes

Skip to toolbar