KISHA E SHËN MËRISË, FSHATI BËNJË

(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
place-img

Është një ndërtesë në formë drejtkëndëshi me mure guri ndërsa çatia mbulohet me pllaka të holla të gurta. Ikonostasi është punuar në vitin 1904 nga mjeshtri Sionidhis Qioni. Kisha, e ndarë në dy ambiente reflekton ndarjen karakteristike midis burrave dhe grave përsa i përket shërbesave fetare. Në sallën e burrave ndodhet kupola në të cilën është pikturuar me ngjyra të ndezura figura e Jezu Krishtit. Në krye të sallës së madhe ndodhet ajodhima (vëndi ku prifti kryen shërbesat fetare dhe jepet kungimi e anaphora) ndërsa në krahun e djathtë është vendosur ikona (konizma) e Shën Marisë së Bënjës e veshur me argjënd nga Pandeli Saqellari. Aty ndër të tjera ndodhet edhe kazani i pakëzimit dhe vëndi ku qëndron dhespoti. Salla e grave është më e vogël, por me dy kate, i pari i shtruar me pllaka guri ndërsa i dyti si dyshemeja dhe shkallët i ka prej dërrase druri. Kjo kishë është e rrethuar nga qiparisa dhe me pamje mbi luginë.

Harta e KISHA E SHËN MËRISË, FSHATI BËNJË

Skip to toolbar