Permet, Vendet kulturore dhe fetare
KISHA E SHËN MËRISË, FSHATI KOSINË
Kisha ngrihet mbi një kodër në anën e djathtë të rrugës kombëtare, rreth 5 km nga Përmeti duke udhëtuar në drejtim të Këlcyrës. Ajo është e tipit kryq i brëndashkruar me kupolë me tambur dhe e përbërë nga narteksi që është drejtkëndësh dhe mbulohet me qemer cilindrik me formuese veri-jug. Narteksi nga ku hyet për te naosi, përbëhet nga mjedisi qëndror me kupolë, katër krahët e kryqit dhe nga mjediset këndore. Porta e hyrjes mbulohet me hark ndërsa tamburi cilindirk është i ndërtuar me tulla ashtu si dhe muret. Në pamjet e jashtëme, ngarkesa dekorative është shumë interesante: kryqe, harqe, korrniza dhëmbësharrë, friza, kurrizpeshku. Nga tiparet arkitektonike dhe trajtimi dekorativ, kisha datohet në shekullin XII-XIII.