Xhamia e pazarit

Rruga Ismail Kadare, Gjirokaster Albania
(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-img

Xhamia e Pazarit të vjetër është restauruar së fundi në 2019. Ajo është çdo ditë e hapur dhe hyrja është e lirë. Kjo xhami i ka shpëtuar shkatërrimit të gjithë objekteve të kultit gjatë erës komuniste, pasi ajo kishte një status si monument Kulture. 12 nga 13 xhami që kishte Gjirokastra u shkatërruan gjatë kësaj periudhe. Në fakt për një kohë të gjatë kjo kishë është përdorur si një sallë trajnimi për akrobatët e cirkut që shfrytëzonin lartësinë e tavanit për të varur trapezat e tyre. Kjo xhami është pjesë e planeve të Memi Pashës për Pazarin e vjetër dhe është ndërtuar për herë të parë në shek e 17. Por ajo u dogj nga zjarri një shekull më vonë, ashtu si dhe pazari. Ndertesa tetëkëndore në pjesën perëndimore u përdor për larjen e duarve dhe këmbëve para se besimtarët të hynin brenda. Sipas zakoneve, burrat dhe gratë luteshin ndarë nga njëri tjetri dhe hyrjet gjithashtu i kishin më vete. Zona poshtë hyrjes dikur ka qene e zënë me dyqane. Paratë që mblidheshin nga tregtarët ishin burim të ardhurash për mirëmbajtjen e xhamisë. Dhoma më e madhe brenda përdoret për lytjet. Në murin përballë është mirhab, ku qëndron imami I orientuar nga Meka, drejtimi nga duhet të kthehen myslimanët kur të luten. Një shkallare e vogël në të djathtë të vendit të imamit është vendi ku jep mesazhe gjatë lutjeve të së premtes. Hyrja për në minaret, e cila ka 99 shkallë dhe përfaqëson 99 emrat e Zotit në Kuran, është në qoshe. Afër ju mund të shihni një ndërtesë të verdhë që ngjan si një xhami me një çati kupolë. Kjo ndërtesë tetëkëndore dykatëshe e ndërtuar në 1727 është përdorur si teqe nga Bektashinjtë. Është mbyllur gjatë periudhës komuniste. Sot është një medrese (shkollë myslimane).

Harta e Xhamia e pazarit

Zbuloni Gjirokastrën