Teqeja e Melanit

Vllaho Goranxi, Albania
(Average 0 of 0 Ratings)
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-imgplace-img

Teqeja e Melanit është një qendër fetare për myslimanët shiitë bektashianë, por vendi ku ndodhet kjo teqe, ka qenë i banuar që nga koha antike. Një mur masiv i blloqeve poligonale dhe drejtkëndëshe rrethon fundin e territorit, të cilat mendohet se kane qenë një fortifikim Ilir. Zbulimi i qeramikës nga shekulli IV para Krishtit gjithashtu mbështet këtë ide, që kjo zone ka qenë e banuar. Muri u rindërtua në shekujt 5 ose VI-të pas Krishtit, kur në shumë prej këtyre vendeve të lashta kodrinore u ri-fortifikuan, pas rënies së Perandorisë Romake. Mendohet se keto mund të jenë mbetjet e Justinianopolis, një qytet i shekullit të 6-të për të cilin ende nuk është përcaktuar një vendodhje e saktë. Melani gjithashtu ka qenë një vend i fortifikuar në mesjetë, pasi një kishë e vogël ekziston në anën jugore të rrethimit të fortifikuar. Një rrugë me gurë kalldrëmi i çon vizitorët deri në Teqenë e Melanit duke kaluar një shatërvan të tipit otoman, destinacioni origjinal i ujësjellësit.
Ndërtesa e tanishme e Teqesë u ngrit në vitin 1800 nga baba Aliu i Gjirokastrës, varri i të cilit është në Turbe përpara strukturës kryesore të teqesë. Teqeja aktuale e Melanit u ndërtua në majë të një manastiri të mëparshëm bektashian, i cili drejtohej nga baba Hasani. Fillimisht Teqeja ndodhej në rrugën kryesore përgjatë pjesës lindore të Luginës. Në 1809 Lord Bajroni kaloi këtej në udhëtimin e tij nga Preveza për të vizituar Ali Pashë Tepelenën. Por kjo rrugë u anashkalua kur Ali Pasha ngriti një sërë urash dhe rrugësh përgjatë luginës. Për të shkuar në Melan ju duhet të mbërrini në fshatin Grapsh, 4 km nga fshati Gline.

Map of Teqeja e Melanit