Shtëpia Zekate
Një nga më të bukurat dhe më të ruajturat në Gjirokastër.
Shtëpia Zekate është një shembull i shtëpive tipike kullë, të familjeve më të pasura të Gjirokastrës në shek IXX. Ajo është shtëpia e Beqir Zekos, një general i lartë i Ali Pashës. Shtëpia e tij u ndërtua në 1811-1812. Kjo shtëpi ishte një dhuratë nga Ali Pasha për Beqir Zekon, për meritat dhe besnikërinë e tij. Shtëpia 3 katëshe ka tipare shumë të dukshme mbrojtëse, të cilat e kanë ndihmuar të rezistoj dhe të jetë kaq e fuqishme sot e kësaj dite.
Kati i poshtëm i saj ka dhoma magazinë për ruajtjen e produkteve, por gjithashtu ka kuzinën dhe cisternen e ujit. Kati i parë ka dy dhoma që përdoreshin si dhoma ndenjeje, ndërsa kati i tretë ka një dhomë të madhe pritjeje dhe dy dhoma më të vogla. Sigurisht dhoma e pritjes është tepër e zbukuruar dhe e dekoruar. Është pjesa më impresionuese e shtëpisë së bashku me cardakun apo pjesën e hapur që lidh dy kullat e shtëpisë.
Dhoma kryesore e pritjes është e gjitha me afreske në xhama dhe me tavan të punuar me dekorime të ndryshme ndërsa oxhaku gjithashtu është i gjithi i punuar me ornamente të ndryshme. Shtëpia u jep vizitorëve një ide të gjithë arkitekturës vernakulare të kohës, dhe mënyrës se si jetonin njerëzit e pasur atëkohë. Muret rrethuese ndajne tre kopshte të shtëpisë, të cilat lidheshin me porta me njera tjetrën. Muret e jashtme janë ndërtuar nga mjeshtra të gurit të thatë.
Gurët janë të punuar për të patur sipërfaqe të sheshtë dhe më pas janë vendosur në shtresa. Zakonisht muret kanë dy anë të ndërtuara, pjesa e brendshme mbushej me gurë më të vegjël dhe suva. Gurët e mëdhenj janë përdorur për të krijuar lidhje midis dy anëve të murit. Në krye të murit vendoseshin disa shtresa guri të hollë për të shmangur rënien e shiut brenda.
Ndodhet më lart se gjithë shtëpitë e tjera, në një kodër