UJËRAT TERMALE BËNJË

(Mesatarja 0 nga 0 Vlerësime )
  • place-img
  • place-img
  • place-img
  • place-img
place-imgplace-imgplace-imgplace-img

Ujrat termale njihen që nga antikiteti. Bëhet fjalë për burime të ndryshme uji sulfuror, që dalin në sipërpaqe nga çarje të thella tektonike, në të dyja anët e lumit Lengarica. Numërohen disa burime të tilla të cila kanë përmbajtje të ndryshme klor-sodium-kalcium, me temperature mesatare të ujit 24°-28°C dhe një prurje 8-40l/sec. Çuditërisht, ato të krahut të majtë kanë temperaturë më të ulët në krahasim me ato të krahut tjetër. Çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të ndryshme: lëkurës, stomakut, veshkave, reumatizmës etj. Burimet e ujërave termale janë natyralë dhe me prurje të ndryshme, ato derdhen në vaska të vogla në brendësi të të cilave është e mundur të mblidhet edhe baltë termale, e përshtatshme për trajtimet e lëkurës. Duke mbërritur në fund të rrugës së asfaltuar hyet në zonën e ujërave termale ku në sfond një urë e bukur e stilit osman – ura e Katiut – shënon fillimin e kanionit të Lengaricës. Erozioni i lumit Lengarica ka gërryer ndër shekuj një luginë të mrekullueshme duke formuar një strukturë gëlqerore të një bukurie të rrallë me faqe shkëmbore vertikale të larta deri 30 metra. Zona, e banuar që në antikitet (siç dëshmojnë shkrimet murale në shpella), është e njohur për burimet e shumta termale që të mbledhura në vaska të gurta, formojnë pishina natyrale ku është e mundur të bëhet banjë dhe të relaksohesh. Ky vend, i rrethuar nga një natyrë e pandotur, paraqet një përzierje unike midis historisë, natyrës dhe aventurës. Përveç banjave termale (ku mund të spostohesh me lehtësi nga një vaskë në tjetrën, por këshillohet të përdoren atlete ose sandale llastiku), gjatë verës gjithashtu mund të vizitohet edhe kanioni duke ecur në shtratin e lumit për të shijuar panoramat mbresëlënëse të tij. Njëkohësisht të apasionuarit e historisë, munden jo vetëm të përshkojnë urën osmane të Katiut, por edhe të vizitojnë fshatrat e gurtë përreth: Bënjën e Ogdunanin, ku të krijohet përshtypja sikur koha ka ndalur. Për eksursionistët më ekspertë është e mundur të ndiqen disa shtigje (të disponueshme edhe harta GPS) që përshkojnë kanionin e Langaricës nga lart (pamje të mrekullueshme të kanionit dhe shpellave të ndryshme) ku mund të admirohen ujëvara të ndryshme dhe ura të tjera osmane (ura e Babos, Mixhait, Dashit). Në stinët e pranverës dhe vjeshtës, prurja e ujit lejon të aventurohesh me kajak përgjatë rrjedhës së lumit lengarica.

Harta e UJËRAT TERMALE BËNJË

Skip to toolbar