Kalaja dhe Kisha e Shen - Triadhes

Kalaja e Shëntriadhës, në zonën e Lunxherisë Gjirokastër

Kalaja e Shëntriadhës Gjirokastër

Kalaja e Shëntriadhës është ndërtuar me ferman të Ali Pashë Tepelenës. Ndodhet në vargun e kodrave përfund krahinës së Lunxhërisë, në veri-lindje të qytetit të Gjirokastrës.
Kalaja Shëntriadhës qëndron si një “anije” e vogël, në një pozicion gjeografik veri-jug dhe ndihmonte në mbrojtjen e kalasë dhe duke krijuar mundësi për tu soditur nga çdo pjesë e Gjirokastrës.

Ky “monument kulture” është i aksesueshëm për turistët dhe vizitorët e Gjirokastrës. Gjendet në të djathtë të rrugës që të çon në Valare, rreth 4-5 km larg Gjirokastrës.
Burimet historike thonë se kjo kalaja është vizionuar nga vetë Ali Pashai para zotërimit prej tij të Kalasë së Gjirokastrës. Kjo gjë ishte një kërcënim dhe presion ndaj zotëruesve të Gjirokastrës dhe si një pikë strategjike në qendër të luginës së Drinos.Pas kalimit në zotërim të tij të Gjirokastrës, Aliu e përdori këtë fortifikim si një pikë pushimi gjatë udhëtimeve të tij të shpeshta nga Janina në Kalanë e Tepelenës. Kjo e fundit deri më 1820, ka qënë rezidenca e dytė e Ali Pashe Tepelenës. Rezidenca kryesore ishte Kalaja e Litharicës në Janinë .

Vetë Pashai ka inspektuar të gjitha etapat e ndërtimit të këtij objekti fortifikues. Aty më pas ishte dislokuar një njësi ushtarake me trupa të kombësi greke. Për këtë arsye ai lejoi ndërtimi e një kishëze të vogël kushtuar Shën Triadhës për ushtarët e besimit orthodoks. Kalaja mori emrin e kishës.Territori i Kalasë së Shëntriadhës, të ndërtuar rreth fundit të 1700 dhe fillim të 1800, përfshin një hapësire me sipërfaqe rreth 1,5 ha, me dy hyrje dhe tre kulla.
Me rënien e Pashallëkut të Janinës, kjo kalaja do të humbiste shkëlqimin e saj. Gjatë periudhës së izolimit komunist rënojat e kësaj kalaje u kthyen në një pikë ushtarake të artilerisë kundërajrore.
Kalaja e Shëntriadhës Gjirokastër, është një monument i trashëgimisë kulturore i llojit “arkitekture” i miratuar si e tillë qysh në Qershor të vitit 1973

 

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Sep 12, 2019

Skip to toolbar