Sokaku i Stefanit, muze i hapur në qytetin mistik

Gjirokastra, qyteti i prodhuar mbi një reliev mistik, mbetet një galeri vlerash befasuese. Sokaku i Mezinateve, është një atelie e fshehur qe mahnit vizitorin. Ky mjedis mbetet i vështirë për t’u gjetur, sepse duhet ta kërkosh në labirinthin e sokakëve të Ndënëkalasë. Mbetet një ndër mjediset më të preferuar për piktorin e njohur Leon Çika ku ai ka realizuar disa nga peisazhet më të bukura të penelit të tij.

Sokaku tani ka marrë emrin e një prej banorë më të vjetër, Sokaku i Sfefos. Pse? Sepse 80 vjeçari Stefan Arseni përkujdeset që ti shtojë këtij sokaku vlera duke e transformuar në një muzeum të hapur me objekte të vjetra, me lule tradicionale dhe mjedise çlodhëse për turistin e lodhur nga vizita ne qytetin e gurtë.

Ky sokak është një gjë që të imponon ta duash, një mjedis që të shell në një gjendje të një kohe të padukshme ëndrre. Koha këtu nuk kalon, koha këtu peshon duke të përjashuar nga realiteti. Këtu humbet kushedi sa thellë në mosnjohje.

Rituali per turistin nuk mbaron në hapēsirat e ngushta të sokakut mistik. Në kthesë të shfaqet porta e shtepisë së Stefos, këtij personazhi fantastik që personifikon gjirokastritin e vertetë. Aty në shkallët e oborrit të tij të pret një surprizë, tjetër, një  pavjon tjetër i muzeut tē hapur të krijuar me aq pasion e dashuri prej Stefos.

Por edhe ky mjedis orgjinal i avlisë gjirokastrite, nuk është fundi i befasive. Provo te hysh ne ndëndivan. Aty të pret një koleksion fantastik veprash arti, pejzazhe, portrete, antikuarë, dokumenta dhe libra të vjetër. Prej aty, vështirë të largohesh pa shuar kërshërinë në historitë që fshihen pas këtij koleksioni të jashtëzakonshëm. Stefani nuk lodhet, ai të jep hollësira e informacione që të mahnitin për çdo objekt të këtij koleksioni të rrallë.

Aty mund të provoni edhe bujarinë e gjirokastrit me një gliko arre, një kafe guri dhe një gotë raki nga hardhia e koshtit.

Ky është sokaku me dy emra në Pazarin e Vjetër, aty nën hijen e rëndë të Kullës së Sahatit.

Ky është Stefua, gjirokastriti i vertetë që ju pret aty në sokakun që po i rrëmben emrin.

Provoni ta vizitoni këtë skutë të fshehur të qytetit mistik dhe me siguri do të mbeteni të mahnitur.

Engjell Serjani

Sokaku i Stefos , Gjirokaster Sokaku i Stefos , Gjirokaster Sokaku i Stefos , Gjirokaster

Sokaku i Stefos , Gjirokaster Sokaku i Stefos , Gjirokaster

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Maj 05, 2020

Skip to toolbar