Verë në qarkun Gjirokastër

Rajoni i Gjirokastrës, ka klimë mesdhetare dhe thuajse 300 dite me diell. Njerezit tentojnë të rrinë sa më shumë jashtë në natyrë për orë të tëra. Tashmë janë zgjatur dhe orët e qëndrimit në darke, pasi masat ndaj COVID 19 janë lehtësuar dhe ora policore është nga 24.00pm-06.00am.

Muzika dhe jeta e natës lejohen deri në orën 23.00 dhe njerëzit kanë mundësi të argëtohen pas mbylljes së gjatë nga pandemia. Edhe pse rajoni i Gjirokastrës nuk ka vijë bregdetare, kush tha se nuk ka vende për tu freskuar nga vapa e nxehtë. Le t’i eksplorojmë së bashku se si ta kalosh verën në Gjirokastër.

Gjirokastra unike

Gjirokastra nuk ka diskutim që është tashmë një nga qytetet më të vizituara të gjithë Shqipërisë dhe gjatë gjithë vitit. Qyteti UNESCO është nga më të ruajturit mire të vlerave universal arkitekturore qe e kanë listuar këtë qytet në listën e pasurive botërore. Gjirokastra nuk ka vetëm pjesën muzeale, dhe qytetin e gurtë për të pare, por ka shumë eksperienca për të shijuar. Kjo sepse Gjirokastritët jo vetëm i janë kthyer traditës në kulinari, qëndistari, gdhendje guri e druri, prodhim suveneriresh etj, por ata po i ruajnë me fanatizëm tashmë dhe po e promovojnë fort  cdo gjë tipike gjirokastrite, duke i dhënë shumë identitet qytetit. Vetëm në Pazar ju mund të shijoni shumë eksperienca që nga bërja e kafesë në gur e deri te klasa e gatimit të qifqive. Të gjitha i përjetoni vetë si gjirokastritët, vetëm ejani.

Kur të keni vapë mund të dilni nga qyteti drejt fshatrave. Ose në Parkun e Viroit, ose drejt Libohovës apo Dropullit. Rekomandimi ynë është Ujëvara e Selckës, vend i bukur natyror ku dhe mund të laheni. Aktivitetet e tjera janë të mundura dhe gjatë verës në cdo kohë, si kalërimi, ngjitja në male, vizitat në parqet arkeologjike Antigone, në kala etj.

Përmet

Tashmë nuk ka dyshim që ky qytet është Mbret i natyrës në Jug të Shqipërisë. I bekuar nga male, lumenj, dhe ujëra termale, si dhe nga parku kombëtar Bredhi i Hotovës Dangëlli, mushkria e gjelbër e jugut, ky qytet është vendi më i mire për të pushuar për adhuruesit e natyrës dhe qetësisë. Bujtinat janë pa fund dhe me një kuzhinë fantastike tradicionale përmetare. Për tu freskuar është e thjeshtë, sepse Lumi Vjosa rrethon qytetin dhe mund tëshkoni dhe pak më tej, te Kanionet e Langaricës, dhe në Ujërat termale të Bënjës. Mund të bëni rafting ose ecje në Kanion tani që niveli i ulit është i ulët.  Ju sugjerojmë të shoqëroheni me një guide locale në Kanione.

Këlcyra

Këlcyra është paradhoma e Përmetit. Sapo hyn në Grykën e Këlcyrës e kupton që po shkon drejt një oazi natyror. Por vetë qyteti ka ofertën e vet turistike, bujtinat janë shtuar, dhe restorantet kanë një shërbim të jashtëzakonshëm të mikpritjes qytetare.

Tepelena

Një zbulim i viteve të fundit. Nga një destinacion i egër malor, Tepelena tashmë po përgatitet të zbutet dhe të ofrojë një paketë turistike të zgjeruar, duke kthyer dhe stanet malore në restorante e bujtina. Duke marrë shembull nga Nivica, fshati i pare turistik qëka kanionet të mrekullueshme dhe bujtina me emër, tashmë dhe gjithe fshatrat e Tepelenës po ofrojnë të njëjtat paketa: bujtina me ushqim të mrekullueshëm dhe ture malore apo në zonat e panjohura përreth. Në 13-14 Gusht në Nivicë zhvillohet Sofat Festival, një festival që synon të rrisë energjinë dhe jetën kulturore në fshatra dhe të rikthejë të rinjtë

Memaliaj

Një qytet industrial, i zymtë kur e sheh nga rruga nacionale, tashmë po zbulon anën e panjohur të vet, atraksionet kulturore. Së fundi një grup eksploruesish kanë përshkuar rrethinat e Memaliaj dhe kanë zbuluar Shkëmbin e Bardhe, 18 m i lartë mes një pylli, një vend shumë I bukur. Vila Sofia gllave ështënjë vend i mrekullueshëm për të pushuar në këtë zonë, madje për tu larë në pishinë mes maleve

Libohova

Gjithnjë i rekomanduar si qytet, për arsye se gjallon dhe ka një numër tëmadh të rinjsh. Libohova ka atraksione të njohura kulturore si Labova e Kryqit, Teqeja e Melanit, Kalaja e SHanishasë, pork a dhe restorante dhe bare shume të mira. Në shtator dhe këtu rikthehet për të dytin vit, Sofat Festival, për ti dhënë jetë dhe të ardhura ekonomike zonës.

Sofat Festival

Dropull

Dropulli mbetet një nga zonat më pak të eksploruara të rajonit Gjirokastër. Parku arkeologjik i Adrianopolosit, kishat e vjetra, liqenet e Pepelit jane atraksione që duhen vizituar. Karakteristikë e kësaj zone minoritare, është numri i ulët i popullsisë, vecanërisht gjatë muajve të verës. Ka fshatra me numër banorësh shumë të pakët, ndaj dhe turizmi nuk është shumë i zhvilluar. Por atraksionet janë aty për tu vizituar. Merrni një guide për të eksploruar gjithë zonën e Dropullit.

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Jul 26, 2021

Skip to toolbar