Gjirokaster

Sondazh i Visit Gjirokastra: Situata e bizneseve turistike gjatë Covid19

Shoqata Visit Gjirokastra kreu një analizë të situatës së bizneseve të turizmit brenda qarkut të Gjirokastrës për të motivuar edhe format e mbështetjes që do të vijojnë për sektorin si dhe për të përshtatur strategjinë e saj gjatë kësaj periudhe pandemie. Anketimi i realizuar nga anëtarë të bordit të Visit Gjirokastra dhe i përpunuar nga ekspertë të statistikave dhe të ekonomisë kjo analizë sjell një panoramë të situatës dhe problemeve të lidhura me ndryshimin e jetës së biznesit për shkak të Covid 19.

Visit Gjirokastra intervistoi gjithsej 42 biznese të cilat për arsye studimi i kategorizuam në biznese rurale, hotele-restorante, artizanë dhe operatorë e agjensi turistike. 38% e të anketuarve  i përkasin kategorisë hotele-restorante, 36% biznese rurale dhe 17% artizanë dhe 9% operatorë & agjensi turistike.

Pyetjes sesi  po ndikon situata aktuale në seicilin biznes turistik 88% e bizneseve ju përgjigjën se e kanë pezulluar aktivitetin e tyre, ndersa 12% e bizneseve thanë se vazhdojnë të funksionojnë pasi arrijnë të shesin produkte për tregun lokal.

Pyetjes nëse personeli është shkurtuar për shkak të krizës  57%  e biznese ju përgjigj se kanë bërë shkurtime ose i kanë lënë të papaguar momentalisht punonjësit deri në përfundimin e krizës. 43% e bizneseve të pyetur janë të vetëpunësuar ose punojnë familjarisht dhe nuk kanë bërë shkurtime.

Pyetjes nëse kanë patur anullime të prenotimeve  86% e bizneseve (të gjithë operatorët turistikë, hotelet, bujtinat, restorantet) i janë përgjigjur se kanë patur anullime deri në Maj- Qershor në masën 100%.

Pyetjes nëse rrezikojnë një krizë financiare që  mund ti conte drejt falimentit  64% e bizneseve i është përgjigjur se në kushtet që dikton situata aktuale do të mund të mbijetojnë mesatarisht për 2-3 muaj.

Pyetjes sesa bizneset i njohim procedurat për mbështetje nga skemat e lancuara prej qeverisë  86% e bizneseve  i janë përgjigjur se i njohin procedurat që duhen ndjekur por nuk janë dakord me formën e mbështetjes. 14% e bizneseve thanë se kanë paqartësi dhe se kanë nevojë për këshillim ekonomik dhe ligjor.

Pyetjes nëse  VGJ mund ti vijë në ndihmë sektorit 79% e bizneseve ju përgjigjën se janë gati të ndërtojnë së bashku me një ekip pune nga VGJ një plan për t’ju drejtuar tregut menjëherë pas përfundimit të krizës.

Të pyetur rreth prioriteteve që VGJ duhet të përzgjedhë për tu investuar në funksion të zbutjes së krizës  ku si opsione ishin përcaktuar :

  • promocioni i destinacioneve (portali),
  • përmirësimi i infrastrukturës turistike (guida, tabela informuese harta)
  • zhvillimi i produkteve dhe paketave të reja
  • trajnimet për biznesin për të përmirësuar shërbimet e ofruara dhe për të rritur kapacitetet në komunikim

Nëse këto gjetje i doni të detajuara dhe me grafikët përkatës, ju lutemi klikoni te sondazhi në pdf

Visit Gjirokastra survey Covid19

 

 

 

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Maj 04, 2020

Skip to toolbar