Ambasadori zviceran viziton Gjirokastrën

Visit Gjirokastra priti Ambasadorin e Zvicres Ambasadorin e Zvicrës në vendin tonë, Shkëlqesinë e tij Z.Adrian Maitre ku fillimisht i prezantoi gjithë punën e deritanishme të shoqatës Visit Gjirokastra për organizimin e gjithë komunitetit të biznesit turistik në Gjirokastër, shtimin e produteve turistike, promovimin e destinacionit, bashkëpunimi me universitetin etj

Projekti Visit Gjirokastra mbështetet pikërisht nga Agjencia Zvicerane per zhvillim dhe bashkëpunim SDC, përmes projektit Risi Albania.

Për ambasadorin dhe familjen e tij u prezantuan disa eksperienca të reja, që janë paketa të përgatitura nga shoqata Visit Gjirokastra me operatorët turistikë në vend.

Familja e tij u bë pjesë e 3 eksperiencave, ajo e kafesë dhe testimi i rakisë, drugdhendje dhe mozaik në gur.

Një tjetër vizitë speciale ishte ajo në parkun Arkeologjik të Antigonesë, ku ambasadori u prezantua me historinë e këtij parku arkeologjik.

Ja disa foto nga kjo vizitë:

 

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Jul 24, 2020