Katalogu i artizanatit për qarkun e Gjirokastrës

“Katalogu i artizanatit për qarkun e Gjirokastrës”, katalog 2 gjuhësh (shqip dhe anglisht), ka informacion për 49 gra të  njohura në fushën e artizanatit, që punojnë për ruajtjen e traditës dhe trashëgimisë kulturore për qëllime fitimi ose jo. Një pjesë e artizaneve nuk zhvillojnë aktivitet artizan për momentin, por i kanë të gjitha kapacitetet për ta kryer atë. Le të shërbej ky katalog si një urë lidhëse midis këtyre artizaneve të talentuara dhe si një udhërrëfyes për të gjithë ata që kanë interes për artizanatin në Shqipëri. Shih në këtë link, katalogun e plotë.

Studimi “PROFILI I GRAVE SIPËRMARRËSE NË QARKUN E GJIROKASTRËS”, është një tjetër botim, që synon t’ju shërbejë institucioneve publike vendore dhe qendrore, investitorëve vendas dhe të huaj, stafeve akademike dhe studentëve të fakulteteve të ekonomisë dhe biznesit, OSHC-ve, si dhe politikë-bërësve në procesin e hartimit të politikave për zhvillimin ekonomik rajonal.

Një nga rekomandimet e këtij studimi është se bashkëpunimi është çelësi për zhvillim të shpejtë ekonomik në shumë sektorë dhe vende. Nxitja e bashkëpunimit midis grave që merren me biznes dhe artizanat, dhe bashkimi i burimeve, shkëmbimi i eksperiencave, njohurive, marrja e informacioneve të reja janë të rëndësishme që gratë sipërmarrëse e artizane të bëjnë përpara. Po ashtu, ka nevojë për forcimin e ndihmës dhe bashkëpunimit me sektorin publik, sektorin privat, shoqërinë civile dhe aktorë të tjerë duke eksploruar mundësitë për aktivitete të përbashkëta.

Shih në këtë link, profilin e grave sipërmarëse të qarkut Gjirokastër.

 

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Jul 05, 2020