Maleshova, Gjirokaster

Legjenda e Rrapit të Libohovës

Nëse e keni vizituar ndonjëherë Libohovën, pa diskutim e dini se ku është Rrapi i Libohovës, një pemë gjigande në  zemër të qytetit, që krijon një kurorë të bukur duke i bërë hije të madhe një pjese të qytetit.

Rrapi rrethohet nga disa kroje që rrjedhin ujë të freskët e të pastër, të cilat burojnë nga mali Bureto. Kjo pemë është pjesë e historisë së qytetit dhe është shumë e vjetër, gati 560 vjecare.

E pavarësisht moshës së vjetër të këtij rrapi, pas tij qëndron dhe një legjendë. Jeni kurioz ta mësoni?

Legjenda thotë se një bari gjeti një shkop afër burimit të malit dhe e nguli atë thellë në tokë. Për çudinë e tij shkopi u kthye menjëherë në një pemë të madhe me degë gjigande, ashtu siç është sot. Kjo ka ndodhur në shek e 16 dhe rrapi është ende plot, me gjithë degët e shtrira të tij. E habitshme është se pema nuk thahet kurrë. Deget e tij jane aq te harkuara bukur, sa duket sikur Zoti i ka krijuar me doren e tij. Nëse jeni poshtë rrapit dhe ngrini sytë lart do mahniteni nga ajo bukuri e pafund.

Për vjetërsinë që ka, ky Rrap, është shpallur monument natyre e kategorisë së parë. Zë një hapësirë rreth 1100 metra katrorë. Njerëzit thonë se kurora e saj është aq e madhe sa mund të zërë brenda një vilë dhe të mos ia prekë degët.

Libohova Plan Tree- Rrapi i Libohoves

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Apr 18, 2020

Skip to toolbar