fbpx
Lazarati

Lazarat- njihni historinë e fshatit më të madh të Shqipërisë

Lazarati është një fshat me histori të lashtë. Është ndoshta fshati më i dëgjuar në Shqipëri, për arsye se në një periudhë kohore ishte kryelajm në mediat shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Është fshati më I madh në Shqipëri, me siperfaqe 4000 ha. Sipas statistikave në vitin 1945 ishin 200 shtëpi me 1200 banorë, ndërsa  aktualisht janë 750 shtëpi, 922 familje, rreth 4000 banorë (74 banorë për km2). Ndodhet në një pllajë kodrinore-shkëmbore në rrëzë të Malit të Gjerë, kufizuar nga veriu me Gjirokastrën, në jug me krahinën e Dropullit. Bashkia Lazarat përfshin dy fshatra: lazarat dhe Kordhocë. Toponimia e Lazaratit lidhet me emrin Lazar, pra pasardhësit e Lazarit. Ka patur emra të ndryshëm në dokumente, ku dikur njihej si Sopot, pastaj si Manastir dhe pastaj ne shek e XVII si Lazërat.

Lazaratati nuk ka shumë tokë bujqësore, por merren kryesisht me blegtori dhe së fundi me bimët medicinale. Një gjë tjetër që të bën përshtypje është se në gjithë atë zone që është helenizuar, Lazarati  flet shqip.

Lazaratasit jo vetëm janë patriotë, por dhe luftëtarë të pushkës. Kanë qenë aleatë të Ali Pashë Tepelenës dhe kanë luftuar për mbrojtjen e Janinës nga turqit. Shkolla e parë shqipe në Lazarat u hap në 1908. Gjithashtu luftuan përkrah partizanëve gjatë luftës nacional clirimtare, 6 prej të cilëve janë dëshmore dhe emrat e tyre janë dhe në një lapidar në zemër të fshatit, një prej tyre dhe Muhamet Gjollesha, emrin e te cilit e mban një rrugë e rëndësishme në Tiranë.  Pas clirimit, Lazarati u shtua, shtëpitë u dyfishuan dhe njerezit jetonin me punë të ndershme.

Me se jetonte ky fshat I madh para se një histori droge të përmbyste imazhin e tij? Në fakt Lazaratasit janë të gjithë në një mendje nëse i pyet: ata u përdorën si fshat dhe si popull. Më saktë u këqpërdorën. Fshati u përzgjodh nga dikush diku lart për tu mbljellë me plantacione, dhe fitimet e mëdha merreshin po nga ata që e përzgjodhën. Banorët u përshtatën.  Ata nuk ishin aq të pasur sa të investonin vetë në këto plantacione, pasi ishin procese marramëndese që kërkonin dhe dije te caktuara: mbjellje, korrje, tharje, paketim, ambalazhim, 5 laboratorë, magazina gjigande etj etj. Lazaratasit nuk mund të ishin truri, thjesht u punësuan, dhe përfitimet e tyre ishin minimale në krahasim me milionat që siguronte ky lloj biznesi. Por faji i gjithë kësaj historie mbeti jetim. Sot fajtorë konsiderohen vetëm lazaratasit. Ata po vuajnë dhe pasojat. Një imazh të keq. Dhe pse i përfasirë në 100 fshatrat, asnjë investim për Lazaratin, asnjë festë, asnjë shenjë e turizmit. Turistët e vetëm janë të huajt që kanë lexuar historinë e përplasjes famëkeqe me policinë pak vite më parë, dhe vijnë e pyesin ku janë plantacionet. Sot atje nuk ka asgjë. Nuk ka as ujë të pijshem. Shtëpitë karakteristike të vjetra në majë të fshatit janë braktisur. Njerëzit kanë zbritur poshtë për të qenë më pranë mundësisë për furnizim me uje. Pjesa me e madhe kanë ikur. Ata që kanë mbetur merren me blegtori dhe bimë medicinale. Një kërkesë kanë: Duan të ngrenë një pikë grumbullimi për bimët medicinale që fshati të mbahet me këtë alternative. Por nuk kanë as kapacitetet as dijeninë për të aplikuar për fonde të AZHBR apo financime të tjera. Shteti ende ska mbritur, se as ata nuk e kanë qejf. Janë të zhgënjyer plotësisht nga politika dhe nga media, vecanërisht nga kjo e fundit. Ata thonë se media jo vetëm nuk tha kurre të vërtetën për fshatin, por ka sajuar dhe e ka margjinalizuar këtë fshat dhe banorët e tij duke i quajtur ‘kriminelë’. Media duhet te shkojë dhe të rifitojë besimin e tyre, të shkruajë për hallet e tyre. Media duhet të jetë aleate e qytetarëve.. Lazarati po pret i dëshpëruar për aleatë.

Turizmi në Lazarat

  • Ura e Kordhocës, Monument kulturor i kategorise se pare, qe lidhte Gjirokastren me Janinen.
  • Gryka e Sopotit dhe Ujëvara e Sopotit
  • Rrënojat e qytezës së vjetër të Sopotit
  • Shtëpia kullë 400 vjeçare në Sopot

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Jul 18, 2019