Visit GJirokastra

Thirret Asambleja e Visit Gjirokastra, 14 Janar 2022

𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐞𝐭 𝐀𝐬𝐚𝐦𝐛𝐥𝐞𝐣𝐚 𝐞 𝐒𝐡𝐨𝐪𝐚𝐭ë𝐬 “𝐕𝐢𝐬𝐢𝐭-𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚

“Të nderuar bashkëpunëtorë të shoqatës turistike “Visit Gjirokastra” dhe biznese turistike të Qarkut Gjirokaster!Më 14 janar 2022 mblidhet Asambleja e anëtarëve të shoqatës ‘Visit Gjirokastra’. Për shkak të pandemisë, asambleja nuk ështe mbledhur për dy vite rresht. Ftohen të gjithë anëtaret qe kanë qenë pagues që nga viti 2019, 2020 dhe 2021, që të jenë pjesëmarrës në asamble me të drejtë vote për të bërë zgjedhjet e reja të Bordit të Visit Gjirokastra.Çdo biznes turistik i qarkut Gjirokastër që dëshiron të anëtarësohet para datës 14 janar dhe të jetë pjesë e Asamblesë, duhet të paraqesë kërkesën te info@visit-gjirokastra.com për anëtar, ku do t’i jepet një formular dhe një llogari për pagese kuote. Pas kësaj dhe ky biznes bëhet pjesëmarres në Asamble dhe ka të drejte vote për zgjedhjet e Bordit. Kuota për çdo biznes anëtar për vitin 2022 është 10 000 lekë/vit.Më 14 janar do të bëhen zgjedhjet për Bordin e ri (prej 9 anëtarësh, biznese turistike nga 7 bashki te qarkut). Çdo kandidat duhet të dërgojë një CV dhe një letër motivimi pse dëshiron të zgjidhet në bord dhe vizionin e tij. Këto dy dokumente dërgohen te info@visit-gjirokastra.com.𝗞𝗼𝗺𝗽𝗲𝘁𝗲𝗻𝗰𝗮𝘁 𝗲 𝗕𝗼𝗿𝗱𝗶𝘁 𝘁𝗲 𝗩𝗶𝘀𝗶𝘁 𝗚𝗷𝗶𝗿𝗼𝗸𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮- Bordi drejton veprimtarinë e Shoqatës deri në zgjedhjet e tjera- Bordi shqyrton dokumentacionin dhe pranon anetaret e rinj- Vendos per iniciativa e projekte te vecanta ne favor të Shoqatës- Harton programin e aktiviteteve, cakton delegacione per aktivitete te ndryshme Brenda dhe jashte vendit, koordinon takime e veprime me shoqata homologe dhe me institucione publike- Punëson një staf administrativ, qëkryen aktivitetet e përditshme të Shoqatës dhe monitoron rezultatet e punes se tyre- Per gjithe kete performance dhe per gjithe vendimet e tij, shpenzimet financiare, bordi raporton te Asambleja e Pergjithshme- Bordi nuk paguhet, dhe mban nen kontroll shpenzimet e Shoqates- Bordi ka një kryetar dhe dy nënkrytarë, që përfaqësojnë Shoqatën në marrëdhënie me të tretët

𝐀𝐧ë𝐭𝐚𝐫ë𝐬𝐢𝐦𝐢 𝐧ë 𝐒𝐡𝐨𝐪𝐚𝐭ë𝐧 𝐕𝐢𝐬𝐢𝐭 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚/𝐏𝐞𝐫𝐟𝐢𝐭𝐢𝐦𝐞𝐭

•Marketim i gjithë destinacionit, gjithe atraksioneve turistike ne qark. Nga brandimi i gjithe qarkut, perfitojnë jo vetëm bizneset por dhe komunitetet

.•Reklamim i secilit anëtar në rrjetet sociale të Visit Gjirokastra, përmes fotove, videove, përshkrimeve të biznesit etj

•Listimi i gjithë bizneseve turistike anëtare në portalin Visit Gjirokastra•Përfshirjen e gjithë bizneseve në paketat turistike të përgatitura dhe miratuara nga Bordi i Visit Gjirokastra

•Mundësinë për t’u përfaqëesuar në panaire kombëtare e ndërkombëtare nën logon Visit Gjirokastra

•Mundësi të vazhdueshme për trajnime për marketimin, shërbimet Horeca, etj

Le të riorganizohemi dhe punojmë bashkë për sezonin e ri turistik 2022. Të punojmë për një turizëm cilësor, gjithëvjetor ku gjithë komuniteti i Qarkut Gjirokastër të përfitojë..Ju mirëpresim!

About the Author

By visit-gjirokastra / Administrator, bbp_keymaster

Follow visit-gjirokastra
on Dec 03, 2021