Më 15 Shtator 2020 ne qytetin e Gjirokastrës u organizua një kurs trajnimi mbi Marketingu Dixhital për turizmin nga Shoqata Visit Gjirokastra me mbështetjen e projektit RIsiAlbania
Ishin 20 pjesëmarrës që morën pjesë në veprimtari, pronarë biznesesh të hoteleve, restoranteve, dyqaneve të artizanëve, udhëzuesve turistikë dhe bizneseve të tjera të lidhura me turizmin që operojnë në qarkun Gjirokastër
Lektorja, Znj. Alma Gerxhani, Eksperte e Marketingut Dixhital, është Drejtore e Manderina Promotions një agjensi dixhitale me seli në Tiranë dhe anëtare bordi e DMO Albania e cila zhvilloi portalin e turizmit në Gjirokastër www.visit-gjirokastra.com
Ishte një trajnim me njohuri praktike për aftësitë më të kërkuara në marketingun dixhital të turizmit. Disa produkte të Google si Google biznes, harta, Google analytics dhe webmaster u shpjeguan në detaje me shembuj konkretë mbi praktikat më të mira në qarkun Gjirokastër.
Përfshirja në portal u theksua si një nga mjetet kryesore për promovimin e biznesit, duke arritur qindra mijëra njerëz përmes faqes së internetit dhe mediave sociale shumë popullore, duke u ofruar kështu bizneseve lokale promovim të pakrahasueshëm me asnjë media tjetër në vend brenda Shqipërisë.
Pjesëmarrësit u udhëzuan se si të rrisnin renditje e tyre organike në internet, por edhe si të përdornin maketingun me pagesë për rezultate më të mira. Të gjitha format e reklamimit në Facebook dhe Instagram u shpjeguan si dhe Google adwords si mënyra efektive për të arritur klientët.
Pjesëmarrësit u përfshinë në mënyrë aktive me pyetje konkrete dhe analiza të rasteve të ndryshme studimore. Me situatën Covid-19, shumë biznese dhe aktivitete turistike në Shqipëri zvogëluan aktivitetin e tyre ose u mbyllën, megjithatë aftësitë dixhitale kërkohen shumë në ditët e sotme dhe ditët që do të vijnë vijim dhe prezenca online është mënyra thelbësore për një biznes të turizmit që të ketë sukses online.